Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të paraprihet nga indeksimi i përvitshëm, bazuar në normën e inflacionit. Vendimi pritet të zyrtarizohet muajin e ardhshëm. Në total janë rreth 7.8 miliardë lekë ose rreth 78 milionë dollarë, që do të ndahen për pensionistët, këtu përfshihet edhe fondi për bonusin apo shpërblimin, që ndahet me rastin e festave të fundvitit. Konkretisht, janë rreth 4.1 miliardë lekë që do të përdoren për indeksimin dhe 3.7 miliardë të tjera që do të shkojnë për bonusin.
Nisur nga sasia e fondit, por edhe trajektorja e ndjekur nga norma e inflacionit në harkun e një viti, shtesa e cila do të aplikohet në muajin tetor, pritet të jetë më e ulët se 5 për qind.
Sa i takon fondit për tri vitet e ardhshme, për vitin 2025 janë parashikuar të shpenzohen 7.9 miliardë lekë, ose 126 milionë lekë më tepër. Për vitin 2026 janë planifikuar rreth 8.3 miliardë lekë dhe pas tri vitesh, pra, në 2027-ën, fondi i dedikuar për rritjen e pensioneve do të jetë 8.8 miliardë lekë, duke njohur një rritje me gati 13 për qind.
Por, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë para në xhepat e pensionistëve, për vetë faktin që fondi vjetor është i lidhur më së shumti me rritjen e numrit të personave që dalin në pension. Aktualisht, janë rreth 700 mijë të moshuar në skemë, por në 2027-ën numri i tyre pritet të jetë më i lartë. Në këto kushte, edhe fondi që shkon në adresë të pensionistëve parashikohet të vijë në rritje.
Brenda këtij viti, do të prezantohet edhe reforma e re e pensioneve. Prej muajsh, me asistencën edhe të Bankës Botërore, Qeveria është duke punuar për hartimin e një skeme të re, që do të amortizojë problematikat e shfaqura përgjatë 10 viteve, duke mundësuar në të njejtën kohë pensione dinjitoze për të moshuarit, që janë aktualisht në skemë por edhe ata që dalin rishtazi.
Vetë kryeministri Rama, në një daljet publike, ka bërë të ditur se me rishikimin e skemës nuk do të ketë më pensione nën kufirin apo pragun e 150 eurove. Aktualisht, janë rreth 140 mijë të moshuar, kryesisht në zonat rurale, që kanë një masë pensioni më pak se 150 euro në muaj, e që do të preken nga këto ndryshime. (Ada Hazizolli)
Si ska turp ...I pafytyre ...si loz me pensionet ! Me pak se 5% thuhet...hej Zot ver dore ...shpore kete qeveri!
Ti haroj votat e pensionisteve !
80% e pensionistave nuk Kane rrjete sociale, por shikojne dhe besojne mashtrimet e Rames. Rama pensionistat i urren ne kulm. Ata punojnë vetem per vehten e tyre.
80,% e pensionistave jane te vdekur mes te gjalleve.Edhe me 1% indeksimi ata thone bereqaves.Dhe votojne per Ramen.
O Rame pensionistet jane te duruar por jo Budallenj ??? Jemi mesuar te presim , 1Tetori do e thot te verteten e asaj qe keni gati nje vit qe llapni duke i qare hallin PENSIONISTEVE se dhe ju vete e dini dhe jeni te bindur per padrejtesine qe u eshte bere pensionisteve me ate lloi ligji te vitit 1993 ???Te firmosur dhe rene dakord nga krimineli Sali dhe PIJANECI Nano ,sigurisht dhe i gjith parlamenti qe e ka VOTUAR . Pensionistet nuk jane Budallenj mund te kene probleme shendetesore por jane te EKUJLIBRUAR dhe me kembe ne toke , nuk i genjeni me dot ka ikur ajo kohe me jep te jap ??? Kalimtare eshte kjo bote do ju vij rradha te gjitheve per te kuptuar kete moshe .
Bravo Mero
E thote me mburrje 150 euro.Nje pensjoniste me 150 euro.28 i harxhon ne vere energji ne dimer 38,uje 15 ,ilace 20 ,kafe biskota 20 .I iken nga xhepi 92 euro pa ju nenshtruar vizites mjeksore ose pa i dale ndonje harxhim me shoket apo vdekjet. I mbeten 48 euro per te konsumuar .Vetem buka nje ne dite nga 0,7euro ne muaj 21 euro ,4 bidona uje i thjeshte 4 euro, 20 veze me 0,3 6 euro,3 litra vaj ,nje kikirik dhe 2 ulliri 25 euro. Te gjitha 138 euro. 12 euro per mish perime ,fruta dhe makarona e oriz . A rron dot me keto? .Jo . Po pse nuk vdesin pensjonistat .Ilaci qendron tek femijet qe sot i kane ne kurriz prinderit e bejne sherr cdo dite me grate .Pasojat . Sherr ,vrasje,ndarje , vjedhje ,vdekje e burgosje . Kjo eshte lumturija e popullit tene nen drejtimin e te madhit te medhenjve te te gjitha koherave Lart Madhenija Edvini i Pare.
700 mijë pensionistë janë aktualisht,nuk është shifër reale. Nuk janë të siguruar, shifrat janë ulta. Duhen të hetohet. Shteti është i interesuar për ngritjen e çmimeve ,jo të pensioneve .
ma keq nuk ka ku shko mjer pensionistat qe u kan turpi i kombit
une betohem per ideal qe dhe kte rradhe do ta votoj Ramen dhe partine w tij socialiste, se po nuk ma beri 220 euro ne muaj pensionin nuk e votoj me kurre ne 2029... pse rron njeriu me 188 mije leke sa marr une .. po te pakten ti gezohem ati shperblimit per vitin e ri..