Të huajt duan të investojnë, i “frikëson” mungesa e punonjësve, fillojnë importimet nga vendet e tjera

12 Shtator 2024, 21:00Ekonomia TEMA
Të huajt duan të investojnë, i “frikëson”

Bumi i turizmit, reklama e mirë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare por dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes, po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt të investojnë në vendin tonë. Në takimet me bizneset në Shqipëri sipërmarrësit tregojnë se është sektori i shëndetësisë, ndërtimit, logjistikës por së fundmi edhe i turizmit që po “joshin” më shumë të investojnë.

Investimet më gjysmën e parë të vitit nga të huajt në Shqipëri u rritën në nivelin e 750 milionë eurove, 56,3 milionë më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Kryesisht nga shtimi i flukseve të reja por dhe rritja e riinvestimeve. Duan të investojnë por i druhen mungesës së fuqisë punëtore. Këto biznese tashmë i kanë hapur thirrjet për të tërhequr punonjës nga vendet e tjera.

Po kërkoni punonjës nga Filipinet për biznesin tuaj. Janë këto reklama që bizneset në Shqipëri kanë përhapur së fundmi për importimin e fuqisë punëtore të huaj nga vendet e tjera kryesisht nga Indonezia por dhe Filipinet pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për plotësimin e nevojës për punëtorë në Shqipëri.

“Politika duhet të vërë dorë në mënyrë urgjentë sa i përket pjesës së punonjësve, sepse ky është problemi kryesor”, thotë një investitor.

Po çfarë punëtorësh të huaj mund të vijnë në Shqipëri. Kryesisht punëtorët në ndërtim, industri, inxhinierët, punonjësit shtëpiak, punëtorët e bareve, restoranteve, punonjësit e hoteleve.

Rreth 21 mijë ishte shifra e të huajve në fund të 2023 me leje qëndrimi, të cilët si arsye kryesore qëndrimi në Shqipëri kishin punësimin në bizneset vendase. Ndërsa qeveria parashikon të tërheq në Shqipëri rreth 40 mijë punëtorë të huaj. (Marinela Lina)

2 Komente

  1. D
    Detari

    21 40 mije = ja u be nje qytet i tere me aziatike. gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tajari

      Pordhe me rigon. Genjeshtra, spekullime dhe mashtrime vetem nga India, Bangladeshi kerkojne te vijne. Kete race nuk ke per cfare ta duash!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje