Pas shtetit, edhe bizneset private po rrisin pagat për punonjësit. Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigrimit të pandalshëm ka shkaktuar boshllëqe të forta në tregun e punës dhe shumë industri po punojnë me kapacitet të reduktuar ose po importojnë punëtorë nga jashtë.
Të dhënat tregojnë se paga mesatare në sektorin privat ka arritur në mbi 70 mijë lekë, me një rritje prej mbi 19 mijë lekë ose 27.2% në katër vitet e fundit. Ndërkohë që rritja e pagave në shtet ka qenë më e ndjeshme, veçanërisht me premtimin e kryeministrit Rama për ta çuar mesatarisht në 900 euro pagën në sektorin publik.
Aktualisht, një i punësuar në shtet paguhet mesatarisht mbi 85 mijë lekë dhe rritja në katër vitet e fundit ka qenë mbi 30 mijë lekë ose 35.2%.
Por sa nga kjo rritje pagash ka përfunduar si e ardhur shtesë në xhepat e të punësuarve? Kjo duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, që ka qenë e ndjeshme veçanërisht pas luftës në Ukrainë.
Në katër vitet e fundit, inflacioni ose siç njihet ndryshe treguesi që mat koston e jetesës në vend është rritur me një total prej 15.1%. Dhe është pikërisht kjo rritje e çmimeve që ka gërryer një pjesë të rritjes së pagave.
Duke bërë zbritjen e inflacionit rezulton se në katër vite, pagat në shtet janë rritur në total me rreth 20% ose 5% në vit. Ndërsa rritja e pagave në privat ka qenë rreth 12% për katër vite, ose rreth 3% në vit. (Aurora Sulçe)
Perse nuk flitet per keto ,mbetet tek Berisha maje ballkonit, apo tek ato lajmet e tipit ky vrau kete,e verteta eshte qe populli ekonomikisht eshte ne vend numero madje po varferohet , pavaresisht gjoja rritjeve, Grosistet ne nje vend qe nuk prodhon asgje dhe po tretet ne numra cdo dite sot fusin me pak mall ,dhe mqs nuk duan te ulin fitimet e tyre e shesin me shtrenjte , mallin e importuar me euro te lire e shesin me leke te shtrenjte, nuk mjafton kjo por futet edhe monopoli privat privat qe i vendosin cmimet sa duan vete me marrveshje, futet edhe shteti qe mban 20 % tvsh shto edhe inflacionin qe thote kjo dhe perfundimisht rritja eshte thjesht nje mekanizem qe nuk rregullon asnje lloj mirqenie por eshte nje ekuiliber i prishur me qellim nga zyrat e shtetit qe me ane te gjoja rritjes ti japin mundesi grosisteve dhe oligarkeve te rrisin cmimet sa iu do qejfi , se helbete QEVERIA UA RRITI RROGAT
Shtet pa shtet jemi e do jemi. Nuk funksionin keshtu kapitalizmi ne vendet e tjera. Rol negativ ka qeveria me politikat financiare, ekonomike , fiskale etj. Vetem nje fakt: taksohen me te njejten formule si ai qe ka nje apartament per te jetuar si ata qe kane 2, 5, 10 apo 30 aparatamente qe i mbajne bosh ose i japin me qera. Keshtu u intereson atyre qe i kane dhe ashtu hartojne dhe ligjet. Ka e dhe pushtet dhe oara.