Sa paguhet një mësues në Shqipëri, raporti me vendet e rajonit

9 Shtator 2024, 18:00Ekonomia TEMA
Sa paguhet një mësues në Shqipëri, raporti me vendet e

Me pagën mesatare 950 euro, Shqipëria bëhet këtë periudhë vendi i parë në rajon për trajtimin financiar të mësuesve. Megjithatë, në raport me Bashkimin Europian, pagesat mbeten modeste.

Paga mesatare e mësuesve në vendin tonë ka arritur në 950 euro në muaj. Kjo shifër del në deklarimet e Ministres së Arsimit, pas rritjes së fundit të pagave në administratën publike në korrik, ku përfituan edhe 31 mijë arsimtarë.

Në terma vjetorë, paga mesatare bruto e një mësuesi mbërrin në 11 400 euro, dhe rritja është 3 herë më e lartë se në vitin 2021, nëse i referohemi studimit të Eurydice për përfitimet e arsimtarëve në Europë, kur pagat varionin sipas vendit nga 4000 deri në 70 000 euro në vit.

Në Kosovë, mësuesit përfitojnë që nga viti 2023, 680 euro. Në Serbi, sistemi i paguan 100 mijë dinarë ose 850 euro me kursin e këmbimit, dhe në Maqedoninë e Veriut, pagesat mesatare shkojnë në 700 euro.

Politikat arsimore të shteteve ndryshojnë, por në vlerësimin financiar, gjatë viteve të fundit, Bullgaria ka bërë revolucion duke e çuar pagën vjetore në 40 mijë euro, me rritje 117% që nga viti 2017.

2 Komente

  1. P
    Pet.

    Paradoksale te kemi nder pagat me te larta te arsimtareve ne rajon dhe te kemi arsimin ne shkallen me te ulet.Dicka nuk shkon . Pasi paga me e larte duhet te jepet si rrjelloje e nje pune me te mire dhe jo te rritet paga qe te punohet me mire. Si gjithmone : "Shqiperi te kam dh...re , se s`te kuptova asnjehere", kjo fraze ishte dhe eshte aktuale ne shekuj.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nana

      Shyqyr q e arriten mesuesit te paguhen mire , por ta dine mire se kane detyrim karshi nxenesve se paguhen nga taksat e prinderve ,te punojne shume ,jo te justifikohen de eshte brez i veshtire , eshte brez i zhvilluar dhe i evoluar di koha , prandaj me shume preukopim ne pune ( brezi im 10 vjet me pare kemi punu me 300 euro , prandaj ndergjegjesohuni pak te ece arsimi si me pare .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje