Gjysma e parë e vitit ka regjistruar më pak prona të shitura krahasuar me periudhën paraardhëse. Sipas një vrojtimi të kryer me agjentë të pasurive të paluajtshme nga Banka e Shqipërisë, numri i subjekteve që kanë kryer shitje ishte disi më i ulët se ai i gjashtëmujorit të kaluar.
Numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 928, një vlerë kjo gjithashtu më e ulët nga periudha e mëparshme. Ndërkohë, shifra mesatare e pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.
Megjithëse pronat e vendosura në qendër dhe në periferi të qyteteve rezultojnë sërish me numrin më të lartë të shitjeve, pronat jashtë qytetit kanë regjistruar rritjen më të madhe. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë persona po preferojnë ose e konsiderojnë më të përballueshme blerjen e një banese larg zhurmave të qytetit.
Konkretisht, rreth 35% e shitjeve të realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 në të gjithë territorin përfaqësohet nga ato të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, nga 43% që ishte gjatë periudhës paraardhëse, 43% e pronave të shitura kanë qenë të ndërtuara në periferi, brenda qytetit, nga 48% në periudhën e kaluar dhe rreth 22% të ndërtuara jashtë qytetit, nga 9% gjashtëmujorin e kaluar.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra shumë lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Për Tiranën, koha mesatare e shitjes është rritur lehtë, nga 8.3 në 9.7 muaj. Koha mesatare e shitjes në zonat bregdetare është shkurtuar ndjeshëm, në 5.9 nga 10.9 muaj që ishte, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes ishte vetëm pak më e shkurtër sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë nga 13.6 në 12.9 muaj. (Ledina Elezi)
Vazhdoni dhe nja 2-3 vjet se pastaj do kolapsoj gjith sistemi per lesh.
Vazhdoni dhe ndertoni. Se shume shpejt,do ti lutni njerzit te blejne ap por asnjeri nuk do te bleje edhe sikur ti pergjysmoni cmimet. Kur ti mbaroni parate e droges ,do ti falni dhe nuk do jua mer njeri.ketu do jemi ,kurba ka aritur finishin do bjeri pikiade.^Hajduteria dhe makuteria ka nje fund I cili eshte afer Edhe ato te huaj budalleñj qe blejne do ti lene mbyllur ,sic kur iku italia. Spitalet, siguria ,cmimet ,pislleku , betoni do ti largojne njerzit. Qofsha I gabuar......