Emigrantët shqiptarë dërguan rreth 268 milionë euro përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit, çka përbën edhe shifrën më të lartë që nga viti 2008, kur nisën llogaritjet e Bankës së Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë remitancat u zgjeruan me 38.5 mln euro. Rritja e kostove të jetesës në vend, pagat dhe pensionet e ulëta në krahasim me rajonin duket se nxisin emigrantët për të dërguar gjithnjë e më shumë para’ për familjet e tyre në atdhe.
Deri më tani përgjatë gjysmës së vitit familjet shqiptare morën në total 509 milionë euro nga familjarët që jetojnë në kurbet. Remitancat në këtë mënyrë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në jetën socio-ekonomike në vend.
Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 1/3 e familjeve shqiptare, duke mbajtur gjallë konsumin përmes përfshirjes financiare të popullatës, por duke dekurajuar punësimin. Ndonëse në valutë niveli i remitancave gjatë 2022-shit është i përafërt me atë të vitit 2008, nuk mund të thuhet e njëjta nëse ato kthehen në lekë.
Nga ana tjetër një shtysë për rritjen e remitancave në vend duket se ka luajtur dhe monedha europiane, pasi zhvlerësimi saj në tregun e brendshëm valuator gjatë këtij sezoni veror nën nivelin e 100 lekëve bëjnë që familjet shqiptare të përfitojnë më pak nga paratë e dërguara nga të afërmit e tyre në emigrim.
po c'emigrante more, rrofshin cunat e Londres dhe ata qe shkojne ne Spanje se te tjeret nuk sjellin me asnje cent ketu
"Remitancat e krimit". Përse gënjeni veten se ju besojmë me këto fake-news ? Fshati që duket nuk do kallauz.Asnjë industri,asnjë bujqësi,asnjë fabrikë,dhe zhvleftësihet €uro e kontinentit Evropian ? Pa luftuar shpifjen dhe mashtrimin,nuk do bëhet kurrë shtet i civilizuar Evropian.
Prandaj nuk i lene emigrantest te kthehen ne token e tyre aty ku i mbolli zoti sepse duan remitancat por do ua tregoj zoti remitancat atyre me politikat e qebura qe ndjekin ishalla ka zot .ti shikoj atje ku u dhemb me shume
Prandaj nuk i lene emigrantest te kthehen ne token e tyre aty ku i mbolli zoti sepse duan remitancat por do ua tregoj zoti remitancat atyre me politikat e qebura qe ndjekin ishalla ka zot .ti shikoj atje ku u dhemb me shume
Thjeshte, pasi rropet Shqiptaret e Shqiperise duke ju rritur cdo cmim pergjate dy viteve te fundit me 50%, tani po rripni dhe femijet e tyre jashte shtetit nepermjet zhvleresimit te euros! Cdo emigrant po dergon 30 % me shume euro ne shqiperi qe te mbeshtese shpenzimet e prinderve ne shqiperi! Turp te keni. Hajdute!!!
Punojnë çunat, që ju lumshin duart! Le të rrjedhë "mielli", "të bardhë e të kuqe", të pëlcasë armiku, moj kala me huqe.