Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se mesatarja e BE-së – Renditemi në vendin e 11-të për shtrenjtësinë

13 Mars 2023, 21:30Ekonomia TEMA

Çmimet e vezëve në Shqipëri, më të larta se

Rritja e çmimeve të vezëve në Shqipëri për fillimin e 2023 ka shënuar një vlerë më të lartë sesa mesatarja europiane. Si çdo produkt ushqimor për shkak të inflacionit edhe veza ka pësuar një rritje të mëtejshme e cila për fillim vitin për Shqipërinë është përkthyer në 39.3% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 35 vende të marra në studim Shqipëria renditet në vendin e 11 përsa i përket rritjes së çmimeve për këtë produkt.

Të dhënat për janarin 2023 tregojnë se çmimi i vezëve në BE ishte mesatarisht 30% më i lartë se në janar 2022 ose 8.9% më pak se Shqipëria. Ndër vendet e Europës, rritja më e lartë e inflacionit vjetor për vezët u regjistrua në Çeki (+85% në janar 2023 krahasuar me janarin 2022), e ndjekur nga Hungaria (+80%) dhe Sllovakia (+79%). Rritje më të vogla por ende të konsiderueshme u regjistruan në Gjermani dhe Luksemburg (të dyja +18%) dhe Austri (+19%).

Nëse ndalemi në të njëjtën periudhë në vendin tonë shohim që shifrat e Institutit të Statistikave janë larg raportimeve të Eurostat. Pavarësisht se në Shqipëri u shënua një zbutje e papërfillshme e rritjes së çmimeve për shkak se inflacioni ra nga 7.2% në 7.1%, grupi i qumështit, bulmetrave dhe vezëve shënuan vlera të larta.  Sipas Instat çmimet e nëngrupit “Qumësht, djath dhe vezë” rezultojnë 28% më të larta se një vit më parë. Mesa duket shifrat e Institutit të Statistikave raportojnë një realitet larg mesatares europiane dhe asaj që Shqipëria rezulton në rang Europe.(Scan)

3 Komente

  1. D
    Doktorri

    Dhe si përfundim kur do na tregoni, sa lek bën një vezë në Shqipëri dhe sa në Gjermani....?

    1. D
      Dyrrah

      25 cent ben ne Gjermani.

    2. O
      On

      Po pse ka statistika Shqiperia????

      Lini një Përgjigje