Ndërtimi, “lokomotiva” e ekonomisë: Dy vitet e fundit banesat u shtrenjtuan me 40% në Tiranë dhe bregdet

12 Mars 2023, 20:50Ekonomia TEMA

Ndërtimi, “lokomotiva” e ekonomisë: Dy vitet e fundit

Ndërtimi është kthyer në lokomotivën e ekonomisë shqiptare. Shifrat e INSTAT tregojnë se pavarësisht rritjes së normave të interesit për kreditë, as lejet e ndërtimit dhe as çmimet e banesave nuk janë ndalur.

Gjithashtu edhe pse totali i kredisë është ngadalësuar në dy tremujorët e fundit, kredia në total vijon rritjen udhëhequr nga euro. Në këto kushte ekspertët bëjnë thirrje që të rishikohet me vëmendje sektori pasi mund të jetë i mbivlerësuar.

“Të paktën në dy vitet e fundit kemi rritje me 40% të çmimit të banesave, të cilat më së shumti janë përqendruar në zonën e kryeqytet dhe zonat bregdetare, dhe e njëjta situatë nuk reflektohet në zonat periferike të Shqipërisë.  Mendoj që në këtë mes dihet se tregu jonë ka një fluks kapitali që vjen jo nga bizneset, por fluks nga investitorët e jashtëm që hyjnë në ndërtim.

Nga bilancet që ne kemi parë te disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend dukshëm kanë një paraqitje të detyrimeve më të larta se sa kërkesa për arkëtime dhe kjo tregon edhe aty presionin që kanë për likuiditete dhe mënyrën se do ekspozohen në të ardhmen në rast se do ketë ulje të kërkesës. Bilancet gjithashtu kanë ende problematika përsa i përket transparencës përderisa nuk kemi rritje të dividentit, që janë fitimet, me të cilat kompanitë i riinvestojnë”, shpjegon Eduart Gjokutaj.

Banka e Shqipërisë dhe institucione ndërkombëtare kanë bërë shpesh thirrje për diversifikimin e ekonomisë shqiptare. Sektorë të tjerë, si bujqësia prej disa vitesh kanë qëndruar në stanjacion pa ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.

2 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Është pastrim parash po ju e shitni si arritje

    1. Q
      Qytetari tironc

      Shume mire qe po ndertohet po i duhet dhene prioritet harmonizimit te natyres ambientit gjelberimit me ndertimin, duhet te jete prioritet kjo gje; ndertimet e sotme dukshem jane me cilesore se ndertimet e viteve te meparshme por po ngarkohen shume qytetet brenda si Tirana Durresi Vlora; a ka mundesi ndertimet te shtrihen jashte qyteteve jo me brenda dhe kodrat qe rrethojne qytetet te shmangen nga ndertimet te behen vetem parqe; Ne qytete brenda ti jipet prioritet nga bashkite gjelberimit lulishteve parqeve te shtohen shume keta, te gjenden formula qe edhe pronat private te shnderrohen ne parqe jo ndertim pallati, psh.te llogaritet sikur nje/disa prona me jo me pak se 5000 m2 marrin psh.me 20% ne ndertim me koeficent 2 shumen ne cmim shitje x euro, dhe e japin per ndertim parku te gjelber; pra bashkia kompeson psh.ne total 5 milion euro pronaret, por fiton nje park 5000 m2 per 100 vitet e ardhshme mushkeri per lagjet e qytetin; e sikur te perzgjidhen disa te tilla ne Tirane 10 a 12 parqe do harxhoje 40 a 50 milione euro por fiton disa parqe te medhaja ne qytet, e kjo mund te vleje edhe per qytete te tjera; Bregdeti te kete ndertim 20% e 80% gjelberim e keshtu as ai nuk do demtohet nga betonizimi qe vende te tjera kane gabuar para nesh.

      Lini një Përgjigje