“Po ndërtojmë unazën e kombit” - Tiranë-Shkup-Prishtinë, lidhen me autostradë

9 Mars 2023, 12:27Ekonomia TEMA

“Po ndërtojmë unazën e kombit” -

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se po punohet për të ndërtuar një unazë të kombit duke i lidhur Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën përmes Koridorit 8-të.

I ftuar në një lidhje direkte në Euronews, Grubi tha se me heqjen e kufirit me Shqipërinë, nuk do të ketë një thjesht lëvizje më të lirë të mallrave, por shqiptarët do të jenë më afër me njëri-tjetrin.

Do të arrijmë heqjen e kufirit me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë shumë më tepër se lëvizje të mallrave e të njerëzve. 

Do të mundësojë që njerëzit të njihen më tepër, martesat të bëhen më të shpeshta midis shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e Maqedonisë do mund të blejnë prona në Durrës, apo Tiranë.

Është një projekt shumëdimensional të cilin njerëzor do ta kuptojnë sapo të nisë. Do të bëhet nga Prishtina në Shkup autostradë, nga Shkupi në Tiranë autostradë, nga Tirana deri në Prishtinë autostradë.

Njeriu mund të hajë mëngjesin në Shkup, të pi kafen e drekës në Tiranë, pastaj darkën në Prishtinë dhe të kthehet në Shkup brenda shumë pak orësh. Po mundësojmë një unazë të kombit dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë që kemi arritur”, tha Artan Grubi.  

25 Komente

  1. B
    Bureto

    Më në fund, pas afro 30 vjetesh, qysh nga mbledhja e ministrave te Transportit, në 1994 në Kretë, ku u vendos per Korridorin VIII-të, erdhi koha të nisë realizimi i tij. Kohe më te mira do te vijne per gjithe shqiptaret e Ballkanit Perendimor.

    1. F
      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

      Ne ç'fare tip frigoriferi ke qene futur or ti bajga Buret5o kur ka 30 vjet qe u harxhuan mijra miliarda per koridorin e vdekjes apo 'VIII'-te e u abandonua mbasi u vodhen tere miliardat...te shkerdhefte kina 'shkupesat'-udb-ashe,Prishtinasit-UDB-ashe dhe TirOnsit-ish çuna blloku,çuna TirOne antishqiptare bojaxhinj,beogradas,Bythe QIRË!!!!

      1. s
        shqip

        Nuk kam aspak ndermend qe te hyj ne debate me komentuesit ketu tek TEMA, por me ben pershtypje se si tipa si puna juaj, nuk u civilizuan ne 30 vite demokraci. Fol a derezi si njerezit. Keni te drejten tuaj, qe te mos jeni dakort me nje mendim te dikujt tjeter, por kjo nuk ju jep te drejten te perdorni fjalor rrugesh.

        1. D
          Dhjeri

          Nuk ishin parat e tuaja o Faz.

          1. M
            Me prokurë të posaçme

            Alert!! Institucionet ligjzbatuese ta izolojnë urgjentisht këtë psikopatin injorant, me emrin Fazlliç, mikun e Salehut, se kushedi, si Dan Hutra, mund të bëjë, ndonjë hata!

            1. L
              Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

              cdo gje e bukur dhe e mire ketyre shpellareve te vicidolit,ju duket cmenduri sic jane vete dhe kryeshpellari sali,dhe fillojne me fjalorin e tyre si vet shoku sali.Behuni njerez more te mjer mos ngelni sali.

            2. Roberto

              Ke te drejte Bureto por mos harroni se kete gje e beri te mundur Open Balkan qe shume kane qene kundra. Eshte nje nisme shume e mire qe do i sherbeje te gjithve vecanerisht brezave te ardhshem. Nuk kalohet jeta me sherr e shamata. Shpresoj qe Kosova pa Albin Kurtin ti ofrohet kesaj nisme nderkombetare qe mbeshtesin Open Balkan qe nga Berlini deri ne Washington.

              1. P
                Parruca

                Nuk e di nese ngaterron qellimisht Open Ballkan me Procesin e Berlinit apo e ke nga padija. Jane 2 gjera te ndryshme dhe Amerika mbeshtet kete te fundit. Sa per Gjermanine lexo emrat e te dy projekteve qe te kuptosh se ke mbeshtet. Open Ballkan fuqizon Serbine si ekonomia dominuese, dhe eshte strukture e pavarur nga BE. Ndersa Procesi i Berlinit konsiston ne reforma ne dukje te ngjashme me Open Ballkan por gjithnje ne kuadrin e integrimit ne BE, dhe nuk i jep prioritet asnjeres nga ekonomite Ballkanase.

                1. Roberto

                  E ke gabim Parruca ! Open Balkan eshte pjelle e procesit te Berlinit prandaj informohu pak me shume. Open Ballkan nuk fuqizon askend njerin apo tjetrin. Ne mund te themi cdo gje por ky Ballkan do jete per te gjithe njesoj dhe per te miren e te gjithve dhe jo i njeanshem sepse askush nuk do e kerkonte me kaq ngulm dhe askujt nuk i plas per Serbine sic duan ta paraqesin te gjithe ata qe jane xheloze per nisma te tilla. Shpejt ose vone,me apo pa Albin Kurtin edhe Kosova do i bashkangjitet kesaj nisme qe ka miratimin e KE dhe Amerikes.

                  1. T
                    Tigri

                    E ke ti gabim. Parruca ka te drejte 100%.

                  2. b
                    ben

                    Parruca-nese ne Open Ballkan, u fuqizoka Serbia, si ekonomia me e madhe, cfare mundet te thuhet per anetaresimin ne BE? A nuk jemi ne ne fund te listes ne krahasim me shtetet e tjera te BE-se? Nese ajo qe thoni juve qenka e vertete per Open Ballkan, pse nuk duhet te jete i vertete per BE-ne, kur dihet se Open Ballkan eshte si Paradhoma e BE-se. Te dyja konceptet kane te njejtat parime dhe rregulla, vetem se e para perfshin disa nga vendet a Ballkanit, ndersa tjetra eshte shume me e madhe si organizem? Me fjale te tjera, perse nuk jeni dakort me hyrjen ne Open Ballkan, por jeni per hyrjen ne BE? E verteta eshte se po te ishte Salihu ne qeveri dhe te dilte me nje koncept te tille, Open Ballkan do ishte shume i mire, tani qe kete koncept e solli Rama (sigurisht jo me koken e tij), ky bashkepunim i shteteve te rrajonit eshte i gabuar. Nuk eshte hera e pare qe ne Shqiperi, opozita kundershton cdo nisme apo levizje te qeverise. Kete e ka bere PS-ja kur ishte ne opozite dhe po e ben edhe PD-ja sot.

                    1. E
                      Ed

                      Si Ballkani I hapur favorizon Sarbine dhe procesi I Berlinit nuk e Ben kete?! A nuk nenshkruan ne Berlin ne takimin e fundit te 6 shtetet e Ballkanit Perendimor te njejtet, po te njajtat mareveshje qe Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia kishin nenshkruar muaj me pare ne kuadrin e Ballkanit te Hapur.! Dallimi I procesit te Berlinit me Ballkanin e Hapur eshte sac dallon gomari nga magjari

                  3. H
                    Hani derra pini derra

                    Bureto. Roberto, Kareto…. Vazhdon sufllaqja e Vis Llambros

                    1. D
                      DikManJaku

                      O bos a e ma men kortidorin VIII ku fillonte e mbaronte apo VK i fusim ndonje koment te TemA

                    2. a
                      astrit

                      Lajm i bukur. I Pergezoj inisiatoret e vendimmaresit e ketij projekti shume te mire.

                      1. F
                        Fatmiri

                        Bill Klinton,kur ishte president ka sugjeruar.Ju shqiptaret merruni me koridorin 10.Koridorin tete ka leverdi ekonomike per Bullgarine dhe Maqedonine,ato detyrimish duhet te investojne!.

                        1. s
                          shqip

                          Fatmiri-packa se kam ndjekur ne vite politiken nderkombetare, qe lidhet me rrajonin tone, nuk e kam degjuar kurre nje detaj te tille te dale, sipas jush nga Bill Klinton. Jam i bindur se si politikan i regjur, Presidenti Klinton nuk do ta thoshte kurre kete gje dhe ne fakt ai kurre nuk e ka thene kete gje. Problemi eshte se qarqe te caktuara te politikes sone, kane perhapur "fake news" ne mese 30 vitet e demokracise per interesat e tyre personale. Genjeshtrat qe thote Salih Berisha jane per konsum per ata qe e ndjekin verberisht, jo per publikun e gjere. Hapja e nje rruge cfaredo nuk i jep perparesi vetem nje vendi, por te gjitha vendeve ku ajo kalon.

                          1. m
                            mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                            korridori 10 kalon beograd-shkup-igumenice o fatmir kush ta ka dhene kete info? vetem korridori 8 kalon ne shqiperi ku fillon varna-sofie-shkup-durres. Te vetmet shtete qe sdo kene korridore ne mos shtohet ndonje me vone jane kosova me malin e zi qe skane qene pjese e planeve, shumicen e perfiton bullgaria me 5 korridore me kryqezim sofien dhe greqia me 3 dalje korridoresh ne bredget o trap lexo

                          2. b
                            baci

                            Keto jane vetem rrena te udbashve te ali ahmetit.Autostrada Kercov-Oher 40km e gjate ka filluar qe me 2008 dhe ende gjysma nuk eshte perfuundu.Fondet shkojne ne Maqedonin lindore….Keto vetem genjeshtra qe thoni ju.PS Autostrada me Kosoven Blac- Shkup 6 km nga 10vjet po zvarritet.

                            1. p
                              pilo lala

                              Po pelcasin disa komentues nga inati, pse po behen rruge lidhese. Duan te vazhdojne historite e Saliut, shkaterro gjithshka.

                              1. G
                                Gogë Dibrani

                                Po pronat e dibranëve në Dibër të Madhe do ti hiqni nga sekuestra?

                                1. e
                                  emigranti

                                  E megjithate kjo autostart i hap driten jeshile eksport - importet Maqedonase e Bullgare per dalje ne Durres, ne vend te Selanikut.

                                  1. K
                                    Kim Ete

                                    Dhe pikturat e Rames nuk jane aq te bukura sa rruget e tij................lol

                                    1. T
                                      Tironci qytetar

                                      Bravo

                                      1. $
                                        $antiago-@-Chil€

                                        Shpresojmë që autostradat të bëhen realitet. Sa për bashkimin Open Balkan , njësoj si Bashkimi Europian favorizon më shumë shtetet prodhuese dhe ato me industri të rëndë. Në rastin e BE-së favorizon Gjermaninë, kurse brenda planit Open Balkan do të jetë industria dhe shteti Serb që do të ketë më tepër fitim ,sepse mallrat e tyre nuk do kenë konkurrencë nga mallrat greke , Italiane, turke etj.Nuk do të ketë taksë dhe do të lëvizin lirisht brenda ditës. Sigurisht që edhe Shqipëria do eksportojë ndonjë domate e shalqi , por më shumë shpreson se do të fitojë nga turizmi pa kufijë , (njëlloj si Portugalia, Spanja apo Greqia nē BE..) Negative do jetë fakti( si thotë edhe ky tipi) që në Shqipërinë super super të vogël me qindra e mijëra prona do blihen lirisht nga serbët dhe maqedonsit disa si rezidenca për vete dhe të tjerat si investime- gati për ti shitur sapo Shqipëria të futet në BE.

                                        Lini një Përgjigje