Ç'po ndodh me TEC-et lundruese që erdhën me bujë në Vlorë?

8 Mars 2023, 10:43Ekonomia TEMA

Ç'po ndodh me TEC-et lundruese që erdhën me bujë

Nga Esmeralda Topi

Dy TEC-et lundruese që mbërritën me ceremoni vitin e kaluar në gjirin e Vlorës, për të zbutur efektet e krizës energjetike në Shqipëri, nuk janë vënë asnjë ditë në punë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licensën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë. KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet asetit termik për t’u vënë në punë. Ajo që dihet me siguri është fatura 68 milionë dollarëshe që KESH do të paguajë për qiranë dhe operimin, edhe nëse “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do t’ndezin ndonjëherë motorët.

“Ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport” deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhjetorin e vitit 2022, teksa komunikonte të dhënat mbi situatën energjetike në vend.

Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka një datë mbi shfrytëzimin e tyre.

Qëllimi kryesor i ardhjes së dy anijeve në brigjet e detit Jon ishte përmbushja e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globale. Por edhe pse u bë thuajse gjysmë viti nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës, dy termocentralet lundruese ende nuk janë vënë në punë, madje as nuk janë testuar sikurse u premtua.

Në fillim të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tha për Faktoje se planifikonte një fazë testimi për dy asetet në fund të muajit shkurt, por nga verifikimet rezulton se testimi i anijeve është shtyrë me dy muaj.

“Nga pala kontraktore parashikohet që faza e testimit- komisionit të realizohet në muajin Maj 2023.” – shprehet KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, por pa dhënë ndonjë arsye mbi mosrealizimin në kohë të fazës testuese për anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Anijet ende pa licensë prodhimi nga ERE

Mungesa e një license për prodhimin e energjisë nga Enti Rregullator është një ndër problemet kryesore që KESH duhet të zgjidhw përpara se t’i ndezë për punë motorët e dy anijeve. Dhjetorin e shkuar, bordi i Entit Rregullator të Energjisë nisi procedurën e lincensimit të anijeve, por ende nuk e ka finalizuar atë.

Në mbledhjen e datës 24 shkurt, bordi i ERE-s vendosi shtyrjen me 30 ditë të afatit për licensim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC, në Gjirin e Vlorës. Të paktën deri në fund të marsit, dy anijet e ankoruara në Triportin e Vlorës nuk do të mund të vihen në punë.

KESH nuk ka siguruar ende naftën që vë në punë anijet

Por vonesat në marrjen e licensës për prodhim nuk janë të vetmet pengesa për sa i takon vënies në punë të dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë. KESH ende nuk ka arritur të sigurojë lëndën e parë që i nevojitet asetit të përkohshëm termik për të nisur prodhimin.

Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet.

“Aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MW dhe përdor lëndë djegëse HFO, si lëndën kryesore të djegshme për prodhimin e energjisë. Sasia minimale që do të dorëzohet sipas kontratës do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton VLSFO në vit me një dërgesë të shumëfishtë prej maksimumi 25,000 mijë ton VLSFO, brenda intervaleve prej 60-90 ditë.” thuhet në njoftimin e KESH, duke specifikuar se afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit është data 16 mars.

KESH sqaron se përzgjedhja e kompanisë hidrokarbure që do të furnizojë anijet me naftën e kërkuar do të bëhet në bazë të një procesi propozimi konkurrues bazuar në Ligjin Shqiptar të Prokurimit Publik. Ndërkohë që procedura e hapur për shprehje interesi ka si qëllim studimin dhe vlerësimin e tregut përmes palëve të interesuara.

“Të gjitha specifikimet përfundimtare mbi produktin, sasitë, çmim – formimin dhe specifikimet tjera, do të paraqiten në procesin e tenderit që do të publikohet pas kësaj thirrjeje për Shprehje Interesi”, vlerëson KESH.

Përfundim

“Ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim, por duke qenë se kaskada sot është në parametra optimalë, nuk është momenti për t’i ndezur. Por sigurisht do të fillojnë të përdoren në momentin më të parë që ne do të kemi nevojë” – shprehej Balluku teksa bëri bilancin e vitit që lamë pas dhe objektivat e këtij viti duke justifikuar mosvënien në punë të dy aseteve lundruese të prodhimit të energjisë në fillim të 2023.

Nisur nga të dhënat që kemi radhitur më sipër, edhe kjo deklaratë rezulton e pavërtetë. Faza e testimit si dhe vënia në funksion të plotë të tyre kërkon si fillim licensimin nga ERE dhe më pas, lëndën e parë djegëse nga KESH.

“Me sa shihet, dita që këto anije do të vihen në punë do të jetë e largët. Por edhe nëse do të vihen ne funksion të plotë, kosto për prodhimin e energjisë përmes tyre është shumë më e lartë se çmimi i energjisë në këto momente në bursa. Pra, del më lirë kosotoja financiare nëse blihet energjia në bursë se sa po të prodhohet nga këto dy mjete. Dhe ndërkohë, vihen apo nuk vihen në punë këto anije, kosto ditore për to shkon rreth 95 mijë dollarë në ditë, për dy vjet” – shprehet për Faktoje Azmer Duleviç, ekspert për energjinë.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollar, edhe nëse dy anijet me emrin “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do të vihen asnjë ditë në punë. Kjo është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

32 Komente

  1. L
    Labi nga Himara

    Po koston e dertanishme prej 68 milion €, kush e paguan? Apo ç’i qi tëmën!

    1. A
      Askush

      Po, ne mo, kush tjeter??!!! nga faturat tona do te dalin.....................

      1. R
        Raimond vlonjati

        Te votojme Ramen qe te kemi sa me shume tece te ketij lloji, ku Rama vjedh Shqiptaret , Ndaj gjithe votat Hajdutit EDVIN RAMA qe vitin tjeter te na sjele edhe nja 5 tece lundrues te tjere qe te paguajme nja 1 miliard dollare te tjera .

      2. L
        Labi nga hora

        Ciqitemen edhe per ate tecin e pare qe u ndertua, nuk punoi asnje dite dhe nga koha e projektuesit nano pagujme diku te 9 ml $ ne vit!

        1. S
          Sefer Daja

          Tamam çi qi tëmën! Po ajo "tëma" që qihet është jona! Jan taksat tona që po majmim e po mbajnë në pushtet çdo ditë MAFIAN që na qeveris! Ne tani kemi halle më të mëdha: Kemi hallin e Luizit, Oltës, Sabianit e Maestros! ...a se harrova, kemi dhe hallin e vulës! Pa për të tjerat: Çi qi tëmën!

          1. V
            Vranakonti

            Pse te ndodhi keto? Pse nuk vihe ne pune? Pse u moren dhe nuk vihen ne pune? Pse nuk gjendet lenda djegese? Pse nuk lidhet lishenca? Kushe mban pergjegjesi per keto? Cfare bene qeveria? Kush i paguan kete kohe qe rrine papune? Per te gjitha keto duhet te dalin pergjegjesia dhe pergjegjesi te pergjigjet para ligjit.

          2. K
            Kalec Dega

            Ahahahahhahaahah, kur diskutojne shqipot si ajo puna e aeroportit te Kukesit, Vlores, minierat, hekurudhat, fabrikat e riciklimit, dhe aho raketa ne orbite e Edvin Droges, lol

            1. a
              anti25642654censurë

              e paguajnë "të 300ët"dhe "çifutët kazarë" të alFredo kaCos,ne nuk paguajmë asgjë fare,por fare fare si thotë gjikati brraç,deputet opozitar i shumicës!!sorosi,o lal,soorosi i ka fajet!!

            2. L
              Likja

              Kam idene se mos eshte nje qoke e vogel. Uron ta kem gabim.

              1. V
                Vasja

                O like, qoke e vogel I thone asaj kontrates me TAP-in

              2. L
                Likja

                Sa shkolla, sheshe publike do ishin bere ne 68 milione dollare ne 2 vjet. I ngjan pak muhabeti atij te inceneratorit.

                1. R
                  Rajmond vlonjati

                  Eshte mesuar naltemadhenia e tij kryehajduti Edvin Kristaq Rama me afera te tilla qindra milioneshe dhe budallenjt komentuesa te Temes me ne krye Maren putane ne Itali Bohotinen dhe kelysh te tjere te kuq nuk ju ben asnje pershtypje se jane parate nga taksat qe paguajme ne.

                  1. a
                    anti25642654censurë

                    mondo,ti si nga ata që i dinë të gjitha,lene moja fut kot!!rama është thjeshtë një kukull,bajdeni po ashtu,bile dhe trapi me putanë!ti e di fare mirë që ka forca të tjera që vednosin,këta vetëm zbatojnë urdhërat!!prandaj mos ha mut kot!!kur këta,qeveritarët nuk kanë gjë në dorë!?përfytyro se çmund të kesh ti e alFredo kaCo??në fakt alFredua ka hajdarin tim,ti ndoshta ke futur gishtin në bythën tënde!!

                    1. R
                      Raimond vonjati

                      Te gjithe kukulla jane dihet vetem dashnori tend Zelensky eshte i pavarur dhe ka marr persiper fatin e botes ne dore.Dhe mutin ta hash ti bashke me hajdarin e Putinit.

                  2. S
                    Sufllaqja me qepe

                    Keshtu ka bere dhe Saliu.

                    1. E
                      Eni

                      Kujt ja ndjen...thjesht dem ne buxhet...kam idene se avioni nalt madhnise kushton me shume ne nje vit.

                      1. V
                        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                        Po ne kemi nje kryeminister idiot. Kjo dihet.

                        1. k
                          kripto hajduti

                          Tigri 1 dhe Tigri 3? Nje Tiger e kemi ne SPAK por me sa duket po i vjen rradha dhe Tigreshes Balluku. duhet nje pergjegjes per kete fature 65 milion Euro = me koston e ndertimit te 2 inceneratoreve

                          1. V
                            Vlora.Vlora

                            Gopi Belindes jo vetem me karr s ngopet ,,po tani dhe leket me thase ti fuse prape i pa ngopur do ngelet ,sici thone nje llafi ,Mbushet pusi me uje ?

                            1. p
                              plebeu i perjetshem ne token e tij

                              O popull loqe qe shkoni pas ketyre ndyresirave politikane qe ju qifsha grate e gjithe fisin se na ropen e spjerdhin per ne fare.Cohuni e digjujauni pasurite shkaterroini keto kurva antishqiptare

                              1. e
                                emigranti

                                Nuk lane vjetersira pa " blere " keta bastarde duke shperdoruar arken e shtetit.

                                1. p
                                  popull

                                  Politikanet tane i mbrojne Bideni dhe Stoltenbergu se i kane sherbetoret me te bindur ne Ballkan.

                                  1. j
                                    joni15

                                    Popull komenti me i mire qe kam lexuar , bravo me se e sakte

                                  2. I
                                    Idioti

                                    Nuk ngeli cope debile pa shkruajtur dhe e shesin si investigim. Cmimi ne bursa ka rene dhe per kete fajin qeveria e ka? Cfare te bej Balluku te ndezi TEC lundrues e ta shese nen kosto energjine? Pastaj te degjoj grupin e injoranteve dhe histerikeve qe ju ha meraku per "taksat"? Cdo vende ne Evrope ka TEC ne gadishmeri dhe ne rast nevoje ndizen duke perdore edhe qymyrin jo vetem naften. Nuk jan "humbje" o derdimenet e Saliut por siguri dhe rezerve per te perballuar krizat sic ben cdo qeveri e pergjegjshme.

                                    1. R
                                      Remo

                                      E more idiot, te ishim te gjithe kaq te zgjuar dhe te perunjur ndaj qeveriqenerise sic ne dhe ti. Po pse o shkerdhate, e ka luksin Shqiperia te mbaje "rezerve" keto dy gerdalla dhe te paguaje qira kaq shume milionshe ne dy vjet? Sipas teje, te gjithe te tjere rreth nesh, duhet te ndiqnin te njejten skeme duke ja futur popullit se he ci qi t'emen...po ate TEC-in gerdalle qe solli Salehu, kushtoi mbi njeqind milioni euro e po ashtu cdo vit, paguhen mbi 9 milion per "mirembajtje" se erdhi thjeshte i ftohur ne buce po s'gjendet mjek ti beje pune ashtu sic s'ka kush te te fusi Karin ne goje tia qe mos te na cash trapin.

                                    2. I
                                      Idioti

                                      Po ne e kishim nje tiger tani na udahka te perballemi edhe me dy te tjere,hajde fat hajde

                                      1. t
                                        toni mavrija

                                        hajduteri e paster nga Balluku eshte ne rrugen e praardhesve te vete

                                        1. k
                                          kacidhja

                                          Petrit Ahmetaj vllai i hajdutit Vilson Ahmetaj i denuar nga drejtesia , ortak i Kastriot I Smailajt nepermjet te ciles vodhi leket Vilsoni, cudi e madhe ,eshte kryetar i ERE qe nuk jep licencen.Pra nwe bashkepunim me Belinda Ballukun po pregatisin vjedHjen e radhes e mbas kesaj PETRIT AHMETAJ si dhe vllai i tij shkon ne SHBA dhe gezon parate e popullit te varfer e te robtuar.Per keta ja vlen revolucini e jo per non gratat.Cohu o popull aty para deres se kryeministrise dhe ERE qendro deri sa te largohen keta hajdute

                                          1. P
                                            Plaku

                                            Gazetare leshi,kete shkrim duhet ta besh ne periudhen qe ska mjaftueshem ujë dhe ju komentuesit qe shkruani kodra pas bregut,hani sufllaqet,se e bete detyren,hani mut nashti!

                                            1. T
                                              Teuta

                                              Po shikoni këshilltarin e Ballukut. Nga vjen dhe çfarë përvoje ka në vendin e tij….

                                              1. M
                                                Merhum Bahzaja

                                                Po A-SPAK ku eshte qe te hap hetimet per Balluken?!!!!! Miliona € dem shtetit dhe askush nuk hap gezime?!!!! Gjyshin e Ballukes e pushkatuan per ca dreka e darka kurse mbesa vjedh Shqiperine dhe akoma si ka hyr gjemb ne kembe!!! Eshte Ballukja ajo qe gatuan keto corba per interesa paraje. Edvin Mualif Rama nuk ka nerva te merret me qeverisjen se eshte i zene me zgjidhjen e halleve botrore dhe dizenjimin e kullave. Qeverine ja ka lene dashurise se fundit Ballukes deri sa ta shesi dhe kete bundren tek A-Spaku……

                                                1. T
                                                  Tiku ta ciku

                                                  Kjo biçim gazetare nuk njeh gjeografinë. Ku deti Jon e ku porti i Vlorës

                                                  Lini një Përgjigje