Pse SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë?

11 Mars 2023, 22:25Ekonomia TEMA

Pse SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë?

VOA

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës. Shoqëria, sipas publikimeve në faqen e Concord Investment, parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësnë për ankorim, për 400 anije.

Sipas vendimit të Gjykatës, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, vlerësohet “i drejtë parashtrimi i prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e investimit në fushën e turizmit, apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën 696 (Baza Ndihmëse, Limion), për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private, cënon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”.

Hetimi për këtë çështje ka nisur pas një kallëzimi të ish Zv.Komandantit të Forcës Detare Artur Meçollari, sipas të cilit, dhënia me qera është bërë në shkelje, pasi kjo bazë është pjesë e Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së ushtrisë, e për këtë arsye do duhej marrë dhe miratimi i Presidentit të Republikës, në cilësinë e Komandatit të Përjithshëm të Forcave të armatosura. Qeveria nga ana e saj i është referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2014 “për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”. Sipas saj, bëhet fjalë për shfrytëzim me qira, dhe jo nxjerrje nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes, gjë e cila do të kërkonte dhe miratimin nga Presidenti.

Por sipas zotit Meçollari, në padinë dorëzuar në SPAK, në vitin 2021 “pronat në përputhje me ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” konsiderohen si kapacitete operacionale të miratuara nga Presidenti i Republikës në listën e Planit të Përhapjes dhe Vendosjes. Veprimet mbi pronat e Forcave të Armatosura, që konsiderohen kapacitete operacionale, duhet të trajtohen jo vetëm sipas ligjit Nr. 8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, por edhe ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”.

Për këtë çështje zoti Meçollari u thirr dy ditë më parë në Prokurprinë e Posaçme, në cilësinë e kallëzuesit. Paralelisht me të, për më shumë se 3 orë qëndroi në Prokurori edhe ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Zoti Meçollari ka depozituar prej kohësh dhe një padi të dytë për një ndërtim privat në brendësi të bazës ushtarake në Shëngjin.

10 Komente

  1. S
    Satër

    Atë çka la pa vjedhur dot banda e salinjve po e vjedh banda e rilindjes . Respekte për ushtarakun Artur meçollari.

    1. D
      Doktoreshe Mona

      A ka mundesi qe te gjithe qe bejne shkelje pa dallim partish te fundosen njehere e mire? Nuk do behet asnjehere ky vend me keta plera! Dhe ketu nuk dalloj asnjerin, kudo kushdo qe vjedh dhe pasurohet ne kurriz te ketij populli! Per me teper socialistet qe pretendojne socializmin? Me fjale se me vepra po zhyten me keq se Saliu dhe Meta bashke! Mos gezofshi asgje! Por te gjitha lahen nje dite! Dhe uroj qe te jete sa me e veshtire dhe e dhimbshme per te gjithe hajdutet dhe kriminelet! Amin.

      1. A
        Alban DEGA

        KORRUPSIONI NUK KA BRIRE… SHQIPERINE E KA PERPIRE… !? - Pse SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë? - Nese kane firmosur kete akt korruptiv si Xhacka dhe Kollcaku duhet te bejne gati kycet e duarve per prangat e drejtesise… Plus NONEGRATA - Ata kane kercenuar dhe rrezikuar sigurine kombetare te Shqiperise në nje pike nevralgjike te saj si Saranda. - Askush nuk eshte ligjin aq me teper kur rrezikohet, kercenohet siguria kombetare e nje vendi anetar te NATO-s dhe kryealeatit tone strategjik SHBA! - SPAK po zgjohet nga letargjia. Duhet thelluar hetimi per aferat dhe allishverishet korriptive te qeveritareve dhe oligarkeve qe u kuterbon era deri ketu ne Nju Jork

        1. P
          Prec Ulaj

          Paske vajtur ne pi.dh te semes, per te shkruar kete koment. Spiuna me ate kohe, spiune te Saliut ne kete kohe, zanat te pavdekshem keni marre.

        2. Y
          Yyyyyypppppp Xhixhi

          E merr privati bazen ushtarake “me qera”, pastaj i fut nje investim per portet e jahteve turistike dhe pas disa kohesh paraqet kerkese ne gjykate per privatizim pasi vlera e investimit tejkalon vleren e prones dhe keshtu fshin macja picken me pronen e shtetit. Ptttuuuuuu u shkerdhefsha far e fis e deri edhe miun e shtepise, mos u ngopshi o shkerdhata te degjeneruara. Hoqem nje mortjemadh si plehra Sali dhe na ngeli ne dere nje mortjezi brekushedhjere qe cuditerish gjithe bashkepunetoret me te ngushte po i dalin te korruptuar ne menyre galopante. Po ky nuk ka faj ama se faji eshte personal dhe ata i zune deren. Aaaa po se harrova, fajin e ka dhe moterqiri Sali.

          1. Y
            Yyyyyypppppp Xhixhi

            E merr privati bazen ushtarake “me qera”, pastaj i fut nje investim per portet e jahteve turistike dhe pas disa kohesh paraqet kerkese ne gjykate per privatizim pasi vlera e investimit tejkalon vleren e prones dhe keshtu fshin macja picken me pronen e shtetit. Ptttuuuuuu u shkerdhefsha far e fis e deri edhe miun e shtepise, mos u ngopshi o shkerdhata te degjeneruara. Hoqem nje mortjemadh si plehra Sali dhe na ngeli ne dere nje mortjezi brekushedhjere qe cuditerish gjithe bashkepunetoret me te ngushte po i dalin te korruptuar ne menyre galopante. Po ky nuk ka faj ama se faji eshte personal dhe ata i zune deren. Aaaa po se harrova, fajin e ka dhe moterqiri Sali.

            1. $
              $antiago-@-Chil€

              O do tja faturojnë Ahmetajt meqë ai herët a vonë do ta hajë gjithësesi , ose do ta hajë Peleshi kot më kot rikoshet . Pjeshkat e Ramsit si fusin në burg këta . ..kështu që shpëton Xhaçka..

              1. A
                ABC

                Shyqyr që kanë mbetur disa individë që ju degjohet zëri dhe përpiqen te shpëtojnë një copë të vogël te territorit të Shqipërisë nga babëzia e të majtës dhe të djathtës per të zaptuar të gjitha tokat e ushtrisë. Respekte.

                1. T
                  T

                  I Ka dale rames ndonje tjeter qe paguan me shume pet.ket baze.kshuqe pazari i pare prishet. Sigurisht shqipet do vazhdojn ye votojne ramen e berishe. Miopia shqiptare njihet....

                  1. L
                    Li

                    Bravo Meçollari Bjerini hajduteve se e grine vendin se të gjithë bashke jane. Per të ven duart ne koke ngado qe plasin skandale njerzit e të 3 Partive jan. Djali i tezes, nipi, vellai, djali alles, gruja e filanit, burri i filanes dhe lista vazhdon e s’ka të sosur. Dhe per të mbuluar gjithë kete zullum ankohen pse ikin shqiptaret se ju dogj barku. Shkaku jane politiqenet me plagjature të krimbur ne zullume . Po SPAKU fle se s’ka të ndenjtura të hetoj peshkaqenet mjaftohet me larvat. Ka marr fera uraten ne kete vend perfundimisht s’ka per tu bere kurrrrrrë.

                    Lini një Përgjigje