Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në vendin tonë ka arritur ne 66 mijë lekë. Në dhjetor të vitit 2021, ajo ishte 59 600, pra ka një rritje në masën 11%, që rezulton të jetë më e madhe se inflacioni i përgjithshëm 7 %.
Pra me llogaritjet që nxjerr INSTAT, rrogat janë rritur më shumë se çmimet.
Në sektorin privat rritja është më e madhe. Kjo për dy arsye, për shkak të rritjes së pagës minimale dhe për sforcot e punëdhënësve për të mbajtur punonjësit në punë.
Kjo duket në sektorë të tillë si bujqësia, tregtia, ndërtimi e industria, ku punonjësit po marrin mesatarisht 6000 lekë më shumë se vitin e kaluar çdo muaj.
Bujqësia është sektori që ka rritjen më të madhe të pagës mesatare 18% krahasuar me një periudhë të një viti më parë.
Por, megjithë prirjen pozitive, në vendin tonë hendeku mes sektorëve mbetet i lartë.
Të dhënat tregojnë se një i punësuar në banka,shoqëri sigurimi, kanë pagë mesatare deri në 3.5 herë më të lartë se të punësuarit në bujqësi, ndërtim e shërbime.
Mashtrime me shifrat njejte si bo ed rama. Paga minimole shko ne 40 mije thote ed rama por ne dore punonjesi merr veç 36 mije. Pra 40 mije jane bruto te perzime 36 jane neto qi fut ne xhep punonjesi. Kshu ne puna e Instat.
Inflacionin 7% futeni ne bythen e drejtoreshes se instat dhe te gent sejkos qe e coi euron 114 dhe te rames qe na e mbush barkun me propagande dhe delina qelbesires. Inflacioni sot eshte 50 -60 %.