Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit. Çmimet e rezidencave, të përshtatshme për Shqipërinë

11 Gusht 2022, 19:06Ekonomia TEMA

Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të

Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar për Euronews Albania.

Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.

Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.

Ai shtoi gjithashtu çmimet do të jenë të përshtatshme për nivelin ekonomik të Shqipërisë.

Alabbar deklaroi se çmimet e rezidencave që do të ndërtohen në projektin e Portit të ri të Durrësit, do të përshtaten me nivelin e Shqipërisë.

Alabbar u shpreh se do të ketë një variacion të çmimeve dhe shtoi se shqiptarët do të mbeten të kënaqur me shërbimin.

“Ne jemi në Shqipëri ndaj dhe çmimet do të përshtaten me Shqipërinë. Do të ketë ndryshim mes atyre rezidencave apo hapësirave që shikojnë nga deti, apo nga marina dhe kjo varet edhe nga cilësia.

Do të ketë një variacon të çmimeve, por gjithsesi duke qëndruar në nivelin e Shqipërisë. Shërbimi që ne do të ofrojmë, do të sjellë kënaqësi për shqiptarët. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda nivelit të Shqipërisë për punën e çmimeve. Ne e kemi studiuar tregun për disa vite, sipas tij.

Alabbar theksoi se vetëm një pjesë e rezidencave do të shiten, ndërsa dyqanet do të jenë në pronësi të kompanisë, për të ruajtur cilësinë e shërbimeve.

Alabbar u shpreh se marrëveshja për ndërtimin e portit turistik të Durrësit ka përfunduar dhe po pret aprovimin final në Parlament.

Ai u shpreh se në një projekt të tillë kaq të madh do të duhet një fond i përbashkët, do të përfshihen bankat lokale dhe ndërkombëtare.

Deri tani investimi përllogaritet deri në 2 miliardë dollarë ose euro, tha Alabbar, por ndërsa po punojnë po përmirësojnë dhe disa detaje, ndaj për këtë arsye ai u shpreh se kostoja mund ta kalojë shifrën e përmendur.

Dje është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

 

Lini një Përgjigje