
Në Myzeqe është ulur ndjeshëm ritmi i korrjes. Mbyllja e pikave te grumbullimit te grurit dhe çmimi i ulët ka krijuar një kaos të fermerët.
Thanas Veliu, një nga fermerët i cili kultivon sipërfaqe të mëdha me grurë, shprehet se e ka magazinuar grurin se nuk mund ta shesë në këto kushte. Thanasi tregon se nuk ka përfituar asgjë nga skemat e subvencioneve dhe grurin është përpjekur ta çojë në pikat e grumbullimit, por pas analizave ka rezultuar me rreze të dobët.
Franc Kaloshi, një nga kultivuesit më të mëdhenj në Myzeqe ka ende rreth 50 hektarë pa korrur, edhe pse duhet të kishte 25 ditë që ta kishte përfunduar. Për këtë, ai fajëson pikat e grumbullimit dhe politikat e ndjekura që i quan skema të dështuara.
“Jam i gatshëm t’i vë flakën ose ta shpërndaj për bamirësi dhe me këtë çmim nuk e dorëzoj në këto pika”, shprehet ai.
Bajram Mehmeti prej 30 vitesh është autokombajner. Ai shprehet se ka ndaluar korrjen pasi çmimi nuk e justifikon punën. Madje, ai kërcënon se është i gatshëm të djegin arën sesa ta korrin grurin.
QEVVQRIA DUHET TE RIMBURSOJE FERMERET MBI BAZEN E PRODHIMIT TE DOREZUAR OSE GRUMBULLUESIT PER DIFERENCEN E CMIMIT
Shteti eshte ne dore te degjeneratave dhe mafjozeve hajdute qe shantazhojnë njerëzit punëtore dhe te ndershëm. Per kultivuesit nje keshille që të organizohen ne shoqata dhe ta shesin me çmimet e tregut jo te dorezohen tek hajdutet.
ketyre 5 firmave qe grumbullojne grurin u duhet hequr lishenca , sepse po helmojne popullsine shqiptare, si ka mundesi gruri i vendit te jete me i keq se ai qe marrin nga serbia ukraina apo rusia.une mendoj te kunderten, keta marrin nga jashte grure me cilesi te keqe ose siç i thone ndryshe, grure per kafshe me nje ç'mim qesharak, prandaj edhe nuk e duan grurin e vendit,
Turp- Turp- Turp-Turp -Turp ........... Shtet koti,shtet rrumpalle ketu e 30 vjet.
Merr kashten te pakten