Qeveria 97 milion euro për pensionistët, bonusi drejt 15 mijë lekëve

26 Tetor 2025, 21:19Ekonomia TEMA

Qeveria 97 milion euro për pensionistët, bonusi drejt 15 mijë

Në tre vitet e fundit buxheti i shtetit, nga një situatë deficitare ka kaluar në situatë suficitare, pra ka gjithmonë një tepricë të ardhurash në raport me shpenzimet që kryhen.

Por në një vend me probleme të shumta, a është një lajm i mirë? Buxheti i shtetit për këtë vit ndryshoi për të tretën herë, nga parashikimi fillestar  prej 8.2 miliard euro, sot jemi në kushtet kur buxheti arrin në 8.3 miliardë euro.

Igli Tola, pedagog ekonomie, sqaroi shkaqet pse buxheti del me suficit.

“Njësitë shpenzuese nuk realizojnë planin e investimeve. Ka një hezitim për të firmosur dokumentet në kohë, për rrjedhojë krijohet kursim i panevojshëm. Por kjo praktikë dëmton ekonominë. Kjo lidhet me arrestimet e viteve të fundit që kanë krijuar një panik tek administrata. Argument i dytë lidhet me kursin e këmbimit. Zhvlerësimi i mëtejshëm i euros ka ulur pagesat për borxhin publik. Një këst kredie që paguhet në mënyrë periodike me një euro që vetëm zhvlerësohet krijon kursim. Më shumë se sa stabilitet ekonomike, suficiti vjen nga këto dy faktorë”, tha Igli Tola në Vizon Plus.

Me ndryshimet e fundit në buxhet, ke një rritje të ndjeshme të fondit për bonusin e pensionistëve. Ky fond ka rritur në 97 milionë euro.

Me këtë fond bonusi i dhjetorit nuk do të jetë më 5 mijë lekë. Parashikohet që ai të jetë i diferencuar në varësi të masës së pensionit.

“Qeveria duhet të rishikojë skemë e pensioneve në mënyrë që të ofrojë pensione më dinjitoze. Indeksimi nuk mjafton dhe bonuset nuk ndihmojnë për të ruajtur fuqinë blerëse. Një bonus i tillë do të thotë që një pensionist mund të blejë tre artikuj më shumë në tavolinën e fundvitit”, tha Igli Tola.

Bonusi i fundvitit është një detyrim ligjor që qeveria e zbaton prej disa vitesh. Këtë vit qeveria dha bonuse dhe në pranverë me premtimin se edhe ky bonus do të bëhet i zbatueshëm çdo vit.

5 Komente

  1. H
    Hedh hi syve

    Qeveria paguan bonusin e pensionistēve duke ulur nē mēnyrē artificiale euron dhe dollarin amerikan.Interesin qē zhvat me bankat e nivelit tē dytë nga kursimet si dhe vjedhja qē ju bēhet turistēve nē exange.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionistet e meritojne ndimen..

      Rendesi ka qe ju japin dicka edhe pse normal nuk jane shume..... por keta Pensioniste e meritojne tju jepet gjithmone ndonje shtese......se pjesa dermuese kane punuar me vite te tera.... Per pensionistet eshte gjithmone gjyna.....duhen ndimuar....

            Lini një Përgjigje