Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, kosto totale 1.8 mld lekë

25 Tetor 2025, 21:20Ekonomia TEMA
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, kosto totale 1.8 mld lekë

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej 364 mln lekë, që do të shkojë për këtë qëllim. Sipas relacionit shoqërues, ky segment ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.

Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile dhe sinjalizim - telekomunikacionin, sipas Hekurudha Shqiptare janë realizuar 90% e punimeve dhe kanë mbetur për t’u finalizuar instalimet e brendshme në lidhje me sistemet e sinjalizim – telekomunikacionit, që lidhen ngushtë me ecurinë e punimeve të godinave të stacioneve. 

Përsa i përket kwtyre tw fundit, aktualisht janë kryer rreth 25% e punimeve, ndërsa finalizimi i tyre pritet në maj të vitit 2026. Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndërkaq, me akordimin e fondeve në buxhet pritet shpallja e garës tenderuese, për kompaninë që do të ndërtojë segmentin 4 km dhe godinën e re të stacionit të trenit në Tiranë. (Ola Mitre)

13 Komente

  1. T
    Tuti

    Këta palaço hajdutë janë bloza e kombit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga Durresi

      Nejse,,,e rendesishme eshte se nje dite do te realizohet,,,dhe pastaj nuk do thone me se kush e beri.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tini

        Tuti--Ti je palacoja i vogel i Palacos te madh qe te mban me therrime e oreks..... kriminelit te shqiptareve. Pirdhu o injorant i frikesum deri ne palce. I friksuem nga zhvillimi e ecja perpara,,,,qofte edhe me hapa te ngadalte. Ti urren vehten ! dhe te tjeret.. Idiot pa maska !

        Përgjigjjuni
    2. B
      Bela-ja e e-Dramës !

      Eh ta rrofsha .içkën moj Bela. Gropë e bone ene këtë punë si gropa e jote...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        5 km ne vit. Record...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Godina aty ishte, edhe nen nivelin e rruges, keta specialistes e leshit bejne plane zhvillimi duke i prishur e pastaj thone duhet te ndertojme nje stacion treni te ri Njeri nga keta duhet futur ne burg Ose ai qe dha urdher per te prishur te vjetrin ose ai qe po kerkon te beje nje te ri

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pasagjeri qe ka 35 vjet ne stacion tuj prit trenin

            Hahaha..,do bëjnë linjë hekurudhore këta..!!!??? As në transe të gatshme ,nuk dinë të ndërtojnë ,jo më ta fillojne vet nga zero. Nuk bëjnë dot këta as hekurudha,as tranvaj,as metro,se nuk dinë të bëjnë punë serioze,se mendojnë vetëm për të vjedhur. Të gjitha këto kategori investimesh,duan përveç ndërtimit dhe mirmbajtjen dhe shêrbimin,por këta nuk dinë të kalkulojnê,se vazhdojnë me 1 1= 3 dhe nuk iu del llogaria,se nuk ka duan llogaritarë të aftë,se nuk duan specialistë,nuk duan ta shohin këtë kategori njerzish të afte e te palodhur,se atyre ju mjaftojnë vetëm xhambazët dhe sekserët dhe ‘të fortët’ analfabetë që kudo fatkeqesisht i gjen rëndom si modeli ‘i suksesit’ të kësaj periudhe të gjatë tridhet e kusur vjet të tranzicionit.Tash këta janë kthyer në qesharakë para shqiptarëve ,të cileve iu eshte prishur cilesia e jetes dhe ikin çdo ditë,sepse janë të bindur se në këte vend nuk ka shprese per shumicen e qytetarëve,por ka vend për ‘skllavopronarët modern dhe sklleverit dele’..

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veç keq...

              Keta "komentatore" nuk dijne gje tjeter veç 'hip se te vrava, zbrit se te vrava'. Keq jeshty, e keq ashtu....

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edlira

                Kush "e rrjepi" Shqiperine deri ne kete fare feje dhe perse nuk ndodhet prej kohesh ne burg???

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Turp e faqe e zezë. Si keni fytyrë dhe na përplasni në fytyrë këtë dështim të plotë tuajin. Enver Hoxha fill pas luftës në vitin 1947 brënda 1 viti ndërtoi hekurudhën Durrës-Peqin me distancë rreth 43 km, me 6 stacione treni, duke punuar me kazma dhe lopata. Sot kur çdo gjë bëhet me makineri duke shfrytëzuar linjën ekzistuese kjo hekurudhë do të mbarojë (dreqi e do se puna e afateve sot është një çudi tjetër) supozohet në vitin 2027. Pra 6 vjet për të ndërtuar as 40lm hekurudhë në shtratin e vjetër. Turp e faqe zezë, me ritmin e breshkës.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ermir

                    A do shkoje njeri ne burg per kete projektin? O SPAK?

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mara emigrante ne Itali

                      Po ju komentues qe jepni mend dhe shani ata qe punojne dhe jo ata qe e shkateruan , perse nuk shkoni e te punoni dhe te dilni heroj se ju dhimset Shqiperia ? O te pa fytyre me mire mos flisni se te tregoni se jeni injorant .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironci qytetar

                        U shkaterrua me rrenje e themel Hekurudha ku sic e dine te gjithe treni eshte transporti me i mire kudo per shume arsye; Jemi duke ec shume avash per rivenien ne pune te trenave e linjave, jo vetem te rivihen ne pune linjat e para 90' por a ka mundesi te zgjaten, psh.per Berat, Korce, Puke etj etj; te ndertohen linja lokale te shkurtra por te dobishme e panoramike; Pse te mos shkohet me tren ne Prishtine Shkup Zagreb Vjene etj; jane te gjitha mundesite, por te mos vidhet e shkaterrohet pak e nga pak mire do ishte binjakezim me nje hekurudhe te zhvilluar europiane e t'a menaxhojne ato per 15 vite e pas tyre ne pasi te mesojme cdo gje;

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje