Shqipëria dhe Turqia rikonfirmuan së fundmi partneritetin e tyre strategjik, në një konferencë të përbashkët mes Presidentit turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në listën e projekteve të reja të përbashkëta u shpalos edhe një plani i ri; ai i dyfishimit të nivelit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Po sa peshë zë Turqia në ekonominë shqiptare?
Nëse analizojmë shifrat, rezulton se Turqia është investitori i tretë më i madh në vendin tonë pas Italisë dhe Holandës, pa marrë në konsideratë investimet e cilësuara nga institucioni si konfidenciale, të paktën sa i takon 9-mujorit të vitit 2023. Fluksi i investimeve për këtë periudhë llogaritet në 126 milionë euro.
Referuar të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte nga Turqia, vetëm përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, arriti vlerën e 58 milionë eurove, në rritje me 3.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Referuar të dhënave historike që nga viti 2014-të, kulmi i investimeve u regjistrua përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, me rreth 61 milionë euro.
Sektorët potencial ku dominojnë investitorët nga Turqia janë kryesisht sistemi financiar, industria e rëndë, sektori i ndërtimit, por edhe në energjetikë. Po ashtu, sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë në vendin tonë.
Turqia po ashtu është partner i rëndësishëm tregtar ekonomik i Shqipërinë. Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arritën 89.7 miliardë lekë, ose rreth 1 miliardë dollarë.
Importet e mallrave po për të njejtin vit u vlerësuan në 84 miliardë lekë, ndërsa eksportet në rreth 5,1 miliardë. Po të analizojmë të dhënat historike shohim se importet janë rritur ndjeshëm vit pas viti me Turqinë, por kulmin historik e kanë arritur në vitin 2022. Në vitin që lamë pas, pra vitin 2023, pesha e Turqisë në totalin e importeve të vendit tonë ishte gati 10%. Sa i përket eksporteve të dhënat tregojnë se rekordi historik me Turqinë është arritur në vitin 2011-të, me 14.4 miliardë lekë, nëse i referohemi 20 viteve të fundit.
Në konferencën e përbashkët mes dy vendeve, presidenti turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një tjetër nivel ku objektivi i volumi tregtar të shkojë në 2 miliardë dollarë. Por çfarë politikash duhet të ndiqen për të arritur këtë synim?
Një nga alternativat mund të jetë ulja e çmimeve, pra të bëhet me konkuruese se partnerët e tjerë tregtarë të vendit tonë, ndërsa alternativa e dytë mund të lidhet me ndryshimin e gjeografisë se tregtisë turke. Por çfarë marrin ne nga Turqia? Të dhënat nga INSTAT tregojnë se artikujt kryesorë të importit janë “Giza dhe çeliku” dhe “Lëndët djegëse e mineralet”. (Xhorxhina Deda)
Ke harruar leshqenet trecereksha qe vijne mbarsin Hanemet m'Albanistan....dhe dalin gyzelat "autochthonous"!
Malli Turk nukë i hynë në punë askujt.. Kotë nukë thonë mallë turk mut.. shpenzonë lek kotë njeriu po blevë mallë turk.. Rama kët e bën se ështe i korruptumë dhe vjedh Shqiprinë me njerzit afër Erdoganit, dhe merr vota e fillo Turqve. Kaqë e thjeshtë është...
Shqiperia nuk ka nga shkon, ne goje te ujkut perfundon...
Marrim bashke me mallrat pa cilesi,mbi te gjitha marrim dhe ripushtimin islamist terrorist,te dashnorit te Hamasit Rexhep,nepermjet rajait te tij,qe sundon ne kete vilajet Ramiut.
turqin dhe shqiperin i bashkon islami ,,,qe e kan dhurat nga allahu ,,,,,,
Po mos te ishin Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj o Idiot me comentin yyyyyy sikter nuk do kishte Pashallek turk i Bejlereve te Deputetit Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj. Por Ilyri te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos dhe Epir te Pirros dhe Kastriotis. Do ishim Greke sic kemi qene qe nga koha e majmunit deri sa u hap Mesonjetorja e pare shqipe nga armiqte e Kombit Austro-Italianet qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Fuqite e Medha Imperialiste kete ndarje e bene per interesat e tyre. Mbeshteten kriminelin Qemal Ataturk qe veri kerdine si ne Kostantinopolin tone te Kombit Greko-Ilyre dhe gjithe zonen perendimore deri ne thellesi qe quhej Ionia nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos (Deti Ion jo Jon). Po mos te benin keshtu Angloamerikanet me Turqine qe kthen Simbole historike si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D ne Xhami me baza ushtarake si ketu dhe Turqi nuk do komandonin gjithe Evropen dhe Ameriken Latine,Kanasane dhe shume vende te vogla te parendesishme. Ta gezoni Babe Sulltanin. Do vije koha qe islamiket do pshurrin neper varret e fshatrave te boshatusura.
Investitorët nga Turqia janë kryesisht në linjën e Erdoganit! Investitorët e vërtetë jashtë “radarit” të Erdoganit nuk po vijnë. Bankat nuk mund të vijnë! Askush nuk pyet pse? Sepse ata janë "këshilluar" të mos shkojnë! Biznesi i BKT-së nuk duhet të merret nga banka të tjera. Investitorët e korporatave kërkojnë "mjedis të favorshëm biznesi". Kapaciteti administrativ lokal këtu është i mjerueshëm. Centralizimi në qeveri nuk është shenjë e mirë për investitorët! Ministrat pa kualifikim janë tregues “drita e kuqe” për investitorët. 1 “SUPER” Ministre, 4 ministritë më të rëndësishme janë bashkuar nën çatinë e saj! Me pak fjalë, investitorët e kualifikuar turq shkojnë në vendet e tjera të Ballkanit! Me pak fjalë, turqit investitorë nuk janë ende këtu! Por ata mund të vijnë nëse institucionet ua hapin dyert! Nëse 2% e investitorëve ndërkombëtarë turq do të vinin këtu, Shqipëria nuk do të kishte nevojë për të tjerët!