Franca fiton me autogol, Austria ua bën jetën të vështirë “Gjelave”

17 Qershor 2024, 23:02Sport TEMA
Franca fiton me autogol, Austria ua bën jetën të

Fitore me shumë vuajtje, por edhe me fat e Francës përballë Austrisë në ndeshjen e dytë në Grupin D. Nj autogol i Wober në minutën e 38-të, pas depërtimit të Kylian Mbappesë nga e djathta, vendosi fatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar në “Arenën e Dusseldorfit”, ku ndoshta austriakët meritonin diçka më shumë.

Meritë të madhe në këtë fitore të “Gjelave” kishte portieri Maignan me ndërhyrjen vendimtare ndaj Christoph Baumgartner në minutën e 38-të, duke u mohuar golin austriakëve.

Një mbrëmje që, përtej fitores, nuk la një shije të mirë sa i përket formës së Mbappesë, që në mënyrë të pabesueshme goditi jashtë përballë portierit austriak (55’).

Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D.

2 Komente

  1. U
    USA

    Austria luajti si kafshe

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timin

      Ne ekipin e Frances, Mbappes ju thy hunda, Griezmann u ca nga fytyra, kurse ky i joni ul koken para topit se mos i prishet krefja e mjekra

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje