Katër ndryshimet e mundshme në formacionin e Kombëtares ndaj Kroacisë

17 Qershor 2024, 17:23Sport TEMA
Katër ndryshimet e mundshme në formacionin e Kombëtares ndaj

Të mërkurën në orën 15:00, Shqipëria do të zbresë në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të sfiduar Kroacinë, pas disfatës në ndeshjen e parë me Italinë.

Trajneri Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në formacionin titullar të Kombëtares.

Gjendja e Jasir Asanit është nën vëzhgim, që gjithsesi nuk duket shqetësuese. Megjithatë, nëse nuk do të jetë në 100% të formës, mendohet se sulmuesi i majtë i Shqipërisë do të ulet në stol, për t’i lënë vendin Arbër Hoxhës.

Ndërkohë, në balotazh është edhe porta, me Strakoshën që mund t’i lërë vendin Berishës. Ndryshim pritet edhe në mbrojtje, me Balliun që do të luajë në vend të Hysajt.

Ndërkohë, Sylvinho mund të ndryshojë edhe skemën e ekipit, duke vendosur që të aktivizojë Qazim Laçin në vend të Taulant Seferit, një zëvendësim që u pa edhe në humbjen 2-1 ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të grupit.

Teksa kuqezinjtë janë duke u përgatitur maksimalisht për sfidën vendimtare të grupit B, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën ballkanase në Euro2024.

Francezi Francois Letexier është përzgjedhur nga qeveria e futbollit evropian. Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa arbitri i katërt është zvicerani Sandro Schaaler.

Edhe arbitri i VAR-it do të jetë francez. Ëilly Delajod do t’i besohet dhoma e VAR, ndërsa asistent ka bashkëkombësin Jerome Brisard dhe gjermanin Basrian Dankert.

Sa i përket kryesorit, Letexier është 35 vjeç dhe konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të brezit të ri në Evropë.

Ai ka filluar të arbitrojë në klasën elitare të futbollit francez në vitin 2016. Që nga viti 2017 ai është në listën e arbitrave të FIFA-s, ndërsa aktualisht është edhe pjesë e listës elitare të bilbilave të UEFA-s.

24 Komente

  1. M
    Martin

    I pari qe duhet te mos futet me Kroacine eshte dembeli Brojka; i dyti frikacaku Hysaj; i treti kallamsheri Strakosha; i katerti xha Seferi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klaus

      Fiks ata me lart, po ke harruar dhe xha Hasanin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Asllani? I pa prekshëm. Broja- Gjithashtu, por mund të futet 2nd half, taktikisht. Daku në zonë është Njësh, po sa minuta në 90 min, do jemi prezent në zonën Kroate? Hysaj out, Balliu in. Berisha in, por Strakosha, van më shumë daljet në 16çe. Pyetën Loro Boriçin. Kam një djalë të ri, portjer- tha. I shkëlqyer, por ka difekt daljet në zonën e portierit dhe 16. E përmirësoi, por ai mbeti difekti i atij portieri. Ndoshta portieri më i mirë në historinë e futbollit MbarëShqiptar, Perlat Musta!! Hysaj, që i vogël, i ruhej predhës! Do i ruhet derisa të luajë futboll. E kam vënë te dhe në Itali, në vend të " zmadhohet", zvogëlohet. Instikt, jo qëllimisht. Njëlloj Uzuni, i " mungojnë të shtatat"... Prandaj futbolli mësohet në shkollat më të mira, që 5-6 vjeç. Broja i ka të gjitha, por duhet edhe fat, trajnim psikologjik, duhet furnizuar dhe do shkëlqejë...

        Përgjigjjuni
        1. I
          I juaji Edver Rama

          Sa të jem unë në karrige dhe Armandi në kolltuk të kombëtares, asnjë ndeshje ska per tu fituar ne europian. Duhet urgjentisht qe kombetarja te me kaloje mua. Do marr Taren si assistant. O dele pa tru, futbolli eshte lavatriçja nr. 2 pas ndertimit. Kot e vura Olsin tek Partizani! Pse kot zihen "oligarket" kush e kush te bleje klubet? Kot bleu Armando vendin ne FIFA? Debila jeni skuptoni asgje. Nejse doni fitore me Kroacine? Mblidhuni ne miting per mua ne Gjermani dhe fitorja eshte ne xhep. Hajt pra mamin te gjithe, edhe Ymerit

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Me pak fjale i gjithe ekipi.

            Përgjigjjuni
          2. 2
            22

            1. Sjam fare dakord për Brojën lal....ka vrapu si qen gjithë ndeshjes edhe se di ku e gjeti takatin se ishte gjithe vitin në stol 2. Mos ishte Strakosha kishim hongër 3 petlla të tjera...qe Berisha ka më shum eksperienc esht tjetër muhabet. 3. Seferi u përpoq... aq për mua nga një lojtar mjafton. Se nuk ja thot në mbrojtje dhe Chiesa boni ça deshi nga krahu andej duhet me i kërku llogari Mitës të parit edhe pastaj trajnerit...

            Përgjigjjuni
          3. N
            Një Shofer

            Xha Seferi Strakosha kallamsheqeri hahahaha ta bëft Zoti hallall për mesazhin që ke lën o Martin

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi ZZ, NYC

              Një komentues, me 3 emra të ndryshëm. Bukën e përditshme falna Zot- thoshte MiGjeNi 100 vjet më parë...

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...he zot c'na gjeti me debilet...

                Po normal që e merrni me Strakoshen o plehra te 'hallallit' arab , ishte më i miri në atë ekip hysaj-hasan-ramadan-asllanesh,.pthuuuhuuuuu turq muti

                Përgjigjjuni
              2. R
                Realisti

                Strakosha shpëtoi 2 gola të sigurt. Nqs nuk ka mbrojtje nuk ka faj portieri.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Hysaj te mos e shohim.me ne kombetare. Ka nje vend tek skuadra e bathores se Kamzes si rezerve. Lojtari me i dobet ne historine e kombetares tone ne 70 vjet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kreshniku idrejte

                    Per mu duhet te tutte ne porte Martini ne mbrojte due mesi duhet Martini dhe ne Sulm martini

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beckenbauer

                      Portieri eshte i Diskutueshem ,Strakosha s'u paraqit keq, por Etriti eshte me i sugurt sidomos ne topat ne lartesi . Hysaj , Ylberi , Asllani duheet patjeter te lihen jshtee Formcioni ne stol ,ndryshe do e pesojme keq. Nqs Silvinjo nuk guxon te luaj ne sulm , __________________________---------me nji Mesfushe Muci,Laci,Abrashi ,Arber H(si sulmues i kamufluar, ne mesfushe , ne sulm Broja,Asani,Bajrami, veshtire se j rrijme te marim pik dhe kjo do t'i kushtoje shume Kombetares tone .Mbjaeni mend mire . Silvinjo s'duhet te degjoj Duken .

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Trainer leshi ku krahasohet Seferi Me Hoxhen apo Asani me Mucin.Trajneri i stervit i shkkon dhe vlereson.Hoxha 15 minuta luajti dhe tregoi qe nuk duhet lene ne stol.Ose traineri mer urdher nga Duka ose eshte i pa afte te mos dalloje cilesite e lojtareve qe hedh ne fushe.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          IshFutbollist

                          Arber Hoxha eshte Energji e gjalle.i duhet te jet Motorri Kombetares por edhe Muci por jo ne vend te Asnit por ne Mesfushe ne vend te Ylberit dhe kolloqiftes Asllanit qe fshihet gjith Lojes pas brkeve te Gjimshitit e Ismailit .Te futesh nji Lojtar Stoli si llanja , dhe kesh ne Stol Mucin qe shkelqeu ne Turqi me Beshiktashin per Zotin e s'e di ,se cfar truri mundet te ket ky traineri .I k syt ne baalll ky traiuner apo drejton DukDerri gjithck

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Landi

                          Fut Dakun ne sulm,eshte njeqind here me i mire ne kete moment se Broja dhe Manaj.Fut Hoxhen,eshte me mire se Asani qe me duket shume dobet.Ne mesfushe fut Gjazulen,Abrashin,Asllani. Dhe Lacin,hiqe Ramadanin se eshte Kot Fare.Ne porte Berisha,Strakosha nuk ben nje grushtim,prandaj dhe ne Angli per 2 vjet beri 2 ndeshje,se e pane qe nuk eshte per Angli,ku luhet me topa te larte ne zone.Please,No More Hysajn,fut Balliunvdhe Ismailin,Please.E di qe nuk fitojme me Kroatet,por te pakten Luani futboll.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            troc

                            Mendoj se si denim per humbjen me Italine ,Strakosha nuk duhet te luaje me me kombetaren,ashtu si Hysaj dhe Asllani qe ishte inegzistent ne fushe.Vertet jeni mirenjohes per Italine se atje luani por jo te silleni si italiane.Ndersa Broja nuk mund te fajesohet sepse nuk u furnizua nga mesfusha qe nuk kishte hyre ne fushe.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pjeter

                              O shoqi Gazetar, Hasani luan djathtas e jo majtas,e Hoxha edhe mund te luaje djadhtas,por toli i tij eshte ai i Seferit,nga e majta. Per mendimin tim,Silvinio,mund te aktivizoje Bajramin djathtas,ne vend te Hasanit,dhe te fusi Gjasulen ne mesfushe,per ti dhene edhe muskuj atij reparti,dhe me nderrime,si pas vijimit te ndeshtjes,mund te fusi edhe me shume agresivitet po te nevojiter,me Abrashin,apo Laçin, por mund ta ktheje ne 4-4-2 me dakun e Brojen,sepse Broja zbret te marre topin shpesh ne mesfushe,kurse Daku me i avancuar. Varet gjithnje si do jete impakti i 15 minutave te para,e si do shkoje pastaj tere pjesa e pare,te dyten mund te fusi edhe Hasanin,po nuk ndryshoi taktikisht,ped te shfrytezuar edhe renien fizike te Kroateve,gje qe indodh shpesh kujdo, i ka armet e tij Silvinio per ti bere balle Kroacise,te urojme qe ta gjeje zgjidhjen me formacionin titullar.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                spata

                                Bobo arbiter francez .Mbaroje ekipi yne . Ky qe shanci me i keq ne grup bashke me dy arbitra fashist .Nje gjerman qe favorizoje dukshem Italine dhe ky kokoshi francz qe i urren shqiptaret .

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Niku

                                  Po nuk forcoj mesfushen nuk fito dot. gjithashtu duhet një lojtar si Daku qe vapron dhe bën presing në mesin e fushes.Megjithatë këtu ku aritëm prapë sukses është

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tifozi plak

                                    Shqipot i du fort e i kam shume xhan po ne pergjithesi flasin me bythe e jane delusional.si qenka rezultat i keq te mundesh vetem 2-1 nga italia ku me pak qetesi gjimshiti e manaj mund te kishin shenuar ,kur ti luan me lojtare qe s’kane luajtur ne klubet e tyre nga 6 muaj ne 2 vjet kur taliani perbehej nga startues te rregullt te interit e juventusit .lere pastaj disa te mencem pretendonin se do ta benim fora si greqia ne 2004?!humbje minimale nga kroacia e spanja duhen konsideruar sukses i madh .kismet nese djemte luajne rregullisht mundet te arrijme ndonje gje ne te ardhmen.duhet rregulluar taktika qe broja te furnizohet me topa e te shfrytezoje shpejtesine e tij .asllani me nje pase te gjate qe i dha manajt pothuaj shenuam .duhet ti beje pasa te tille brojes .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bujar Kanapari

                                      Problemi eshte c;fare do beje trajneri ne Shtator. Kur ndertohet nje skuader, meren ne konsiderate ca kritere; mosha mesatare, shtatelartesia, pesha trupore dhe me kryesori, lojtaret me te mire duhet te luajne, te mos qendrojne ne stol. Ne kete moment, ne sulmuesit i kemi me te mire si mesfushoret dhe nuk e kemi luksin te luajme vetem me Brojen ne qender dhe te leme Dakun, Manaj apo Uzunin qe nuk u thirr ne stol. Mund ta fillojme me Brojen pak anash dhe dakun ne qender,. Kemi shume mbrojtesa. Njeri nga mbrojtesit, mund te kaloje si shkaterrues, para dy qendrave te mbrojtjes, Xhimshiti. Mihaj mund te luaj si mbrojtes i majte, ndersa Mitaj si mesfushor i majte, Kumbulla, Ismajli ne qender te mbrojtjes. Bajrami, Asllani, Ramadani, Muci, konkurojne per 2 vende tjera ne mesfushe. Hoxha, i gatshem te luaj si titullare ose zevendesues si pas situates. Pra, Xhimshiti dhe Mitaj, duhet te kalojne ne mesfushe, si reparti me i dobet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tifozi

                                        Hysaj jasht komtares nuk i sherben me per asgje , ne vend te aslanit te italianizum te futet Muçi esht 100 her me i mir se aslani , ne vend te hasanit Daku ,ne vend te Mitajt Aliji Strakosha duhet te largohet me mir porta pa portier :formacioni fitus : ne port berisha , ne mbrojtie Balliu ,Xhimshiti ,Ismaili ,kumbulla ose Ajeti , dhe Aliji ne krahun e majt , : mesfusha : Bajrami Muçi ,Laçi ,Hoxha : sulmi Broja ,Daku Hasoni pushim se esht i vogel . Ky esht ekipi perfaqsus shqiptar :fitus , Seferi duhet te nderrohet me Hoxhen nga krahu majt duhet pas ne konsiderat , te tjerve i uroj viva Italia se nuk dun venin e vet para Italis :Hysaj aslani strakosha Ramadon kafsha jan profuxhi italiani ne komtaren ton ,jan Italian me uniform kuq e zi , nuk ka si shpjegohet ndryshe .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          anti25642654censurë

                                          për mua broja duhet futur në pjesën e dytë!kuptohet nëse tërë koha para tij të jetë në të njëjtin nivel,ose pa gola,me kroacinë!!

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje