ChatGPT krijon versionin për adoleshentët që do kontrollohen nga prindërit

17 Shtator 2025, 13:36Hi-Tech TEMA
ChatGPT krijon versionin për adoleshentët që do kontrollohen nga

OpenAI njoftoi të martën se do të lançojë një version të dedikuar të ChatGPT me kontrolle prindërore për përdoruesit nën 18 vjeç, ndërsa kompania e inteligjencës artificiale po punon për të forcuar mbrojtjen e sigurisë për adoleshentët.

Kur OpenAI identifikon se një përdorues është i mitur, ai do të ridrejtohet automatikisht në një version të përshtatur të ChatGPT, i cili bllokon përmbajtje grafike dhe seksuale dhe, në raste të rralla të shqetësimit të thellë, mund të përfshijë edhe organet ligjzbatuese, tha kompania.

Përditësimet e sigurisë nga startup-i vijnë pasi Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) ka hapur një hetim ndaj disa kompanive të teknologjisë, përfshirë edhe OpenAI, lidhur me mënyrën se si chatbot-ët e inteligjencës artificiale si ChatGPT mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ka disa raste ku ChatGPT është akuzuar si nxitëse e vetëvrasjes pas bisedave me adoleshentë që i kanë dhënë fund jetës.

Lini një Përgjigje