Google investim 15 miliardë dollarë në një qendër të dhënash në Indi

14 Tetor 2025, 11:03Hi-Tech TEMA
Google investim 15 miliardë dollarë në një qendër

Google do të investojë 15 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të ngritur një qendër të dhënash të inteligjencës artificiale në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh. Google do të ndërtojë një kompleks qendrash të dhënash 1 gigavat në qytetin portual të Visakhapatnam, i cili do të kombinojë infrastrukturën e inteligjencës artificiale, burimet e energjisë në shkallë të gjerë dhe një rrjet të zgjeruar me fibra optike.

Një marrëveshje zyrtare pritet të nënshkruhet sot. Ky veprim vjen në mes të konkurrencës në rritje midis kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat po shpenzojnë shumë për të ndërtuar infrastrukturë të re të qendrave të të dhënave për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbime të inteligjencës artificiale.

Drejtori ekzekutiv i Google Cloud, Thomas Kurian në një aktivitet në New Delhi u shpeh se kjo është qendra më e madhe e inteligjencës artificiale në të cilën do të investojnë kudo në botë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se investimi do të shpërndahet gjatë pesë viteve të ardhshme./ E.K
Burimi:Reuters

Lini një Përgjigje