Kush keqpërdor imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim.
Këtë parashikon drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”.
Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.
1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij.
Shyqyr qe u kujtuan te merren me rrjetet sociale. Shume mire denimi per profilet fallas. Perse nuk i kane futur keto denime edhe per shpifjen se kjo e tjetersimit te imazhit eshte muhabet kot perpara tonelatave te shpifjeve si gjobevenie ose shantazh ne web.
"mund të ma shpjegojë kush këtë "do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim."??në kë shtet është ndryshuar ky kod??apo duhet me lujt gjë a gjëzë sa herë lexojmë "lajmet" e moros??