Pas ankesave të banorëve, Parisi heq skuterët elektrikë

31 Gusht 2023, 22:00Hi-Tech TEMA
Pas ankesave të banorëve, Parisi heq skuterët elektrikë

Të adhuruar nga turistë, të urryer nga vendasit, skuterët elektrikë më në fund janë hequr nga rrugët e Parisit. 1 shtatori ishte afati i vendosur nga autoritetet lokale që kompanitë të mblidhnin mjetet e përhapura në mbarë kryeqytetin.

Lëvizja vjen pas një referendumi të mbajtur në prill, në të cilin parizienët votuan për ndalimin e skuterëve me bateri, duke konfirmuar se shumë prej tyre e shihnin mjetin si burim aksidentesh.

“Ne filluam të tërhiqnim 5 mijë skuterët tanë të dielën e kaluar dhe pak nga pak mjetet tona në rrugë u pakësuan. Po heqim nga 400 deri në 500 mjete në ditë, nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, me 7 anëtarë të stafit që punojnë posaçërisht”, tha Clement Pette, pronari i një kompanie të skuterave.

Parisi është qyteti i parë evropian që ka ndërmarrë këtë hap drastik. Banorët janë ankuar se drejtuesit e skuterëve elektrikë ecin “zig-zag” mes këmbësorëve dhe shkaktojnë incidente. Ndërsa kompanitë prodhuese kanë deklaruar se do t’i çojnë mjetet e tyre diku tjetër.

1 Komente

  1. T
    Tirana

    Duhen hequr urgjentisht ketu,pa lereni Parisin se e ka ne terezi.Jane bere shqetesim,dhe eshte bere nje arme vrasese ne dyar te njerzve te papergjegjshem.Une jam i aksidentuar nga keta idiotë e idiote te papergjegjshem

    Lini një Përgjigje