Vrasje për borxh 100 mijë € - Biseda e fundit mes Gjin Ndoj e Martinajt 1 ditë para krimit, Gjini: S’jam i pabesë, ishallah nigjoj mirë për ty

3 Qershor 2024, 16:10Kronika TEMA
Vrasje për borxh 100 mijë € - Biseda e fundit mes Gjin Ndoj e

Një nga vrasjet me gjakftohta, e cila tregon kulmin e pabesisë mes anëtarëve të dy grupeve kriminale që vepronin në Lezhë dhe Shkodër, është ajo e ekzekutimit të Gjin Ndojit alias Boriçit, e ndodhur në 8 gusht 2020.

Vrasja është kryer në një periudhë kur grupi i Ervis Martinaj dhe Behar Bajrit ishte në kulmin e bashkëpunimit dhe shkëmbenin jetët e njerëzve me klering, duke plotësuar kushtet e dëshirat e njëri-tjetrit.

Përmes bisedave në “SKY” të zbardhura së fundmi nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, e cila është dërguar për gjykim del qartë se Gjin Ndoji është vrarë për një borxh prej 100 mijë euro, që kishte mbetur tek Ervis Martinaj.

Një pjesë të shumës ai e kishte luajtur lloto tek Ervis Martinaj, ndërsa një pjesë tjetër e kishte konsumuar tek bizneset e Martinaj, si “Arbëria” dhe në “Patok”.

Për të shlyer këtë shumë, Martinaj i kishte ngarkuar një detyrë kriminale Gjin Ndoj, i cili nuk ka mundur ta ekzekutojë deri në fund. Për më tepër Martinaj, kishte marrë informacion nga burime të tjera se ushtari i tij Gjin Ndoji, kishte hapur fjalë se ishte bërë me Leonard Dukën, me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj.

Në 7 Gusht 2020 Ervis Martinaj, ka ndërprerë çdo komunikim me Gjin Ndoj në “SKY” dhe sipas dosjes ky është mesazhi i fundit që Ndoj disa orë para se të vritej ja ka çuar Ervis Martinaj, i cili vazhdimisht ja ka kërkuar 100 mijë euro borxh.

“…ça bane? Ndoshta ke punët tuaja e s’ke kohë…veç po të shkrujt e para në fund të Tetorit, gjall a vdek më ke njatu me shku në zero me tonat. Çdo gja ashtë anullu nga ana jemi. Lezhë e kudo, veç unë flas për vedi do e baj kur të vin e mbara mu se në qoftëse më ka marr kush për ushtar a për kushedi ça ka gabu e do të vin dita për me ja dhan përgjigjen.

Kam ardh, kam ndejt njaty 2 muaj si rrihet pa as i lek fitim thjesht biles edhe tu hy borgj tek ti. Kam ndejt për rametlin të parin, dytin i Yllit, si shof na ka hek hek edhe kontaktin e tretit ty…as jam i pabesë, as nuk kam pritur me u qu në kamb me ardh me ju kur më keni than hajde. Dikush më paska marrë për ushtar e “ok” tesh vjen dita me ja kthy përgjigjen…prej teje faleminderit shumë e shumë, ishalla nigjoj mirë për ty…”.

Këtij mesazhi të dërguar nga Gjin Ndoj, Ervis Martinaj nuk i është përgjigjur, por dukshëm sipas përmbajtjes palët janë ndarë përfundimisht me njëri-tjetrin.

Kjo pasi Ervin Martinaj këtë kohë kishte vënë në zbatim me Behar Bajrin, ekzekutimin e Gjin Ndojit dhe si këmbim ai do i vriste Behar Bajrit në Tiranë, Kleant Musabelliun.

Por Gjin Ndoji, disa orë para se të vritej bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle.

Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.

Në orën 20:52, Behar Brajoviq komunikon me Denis Brajoviq dhe Denisi i tregon se do marrë dikë.

Në orën 00:02 të datës 9 gusht 2020, Behar Brajoviq ka komunikuar me Edmond Prekën për të organizuar ikjen nga vendi ku do kryhej vrasja. Behari i ka kërkuar Edmondit ta presë në orën 3 të mëngjesit tek rruga ku lidhet Velipoja në Torovicë, pasi do kryej vrasjen dhe do shkoj në këmbë deri tek ura.

Edmondi i ka treguar se do dërgonte dikë tjetër pasi vetë ndodhej në Korçë dhe i tregon se për të shkuar deri në pikën ku kërkonte Behari duhej fuoristradë dhe nuk kalon makina e vogël por ka edhe një rrugë tjetër nga Trushi.

Edmondi ka dërguar një lidhje të tij në biseda e thërrasin “Zeqo” i cili ka patur detyrë të marrë personat që kanë kryer vrasjen e Gjin Ndojit dhe t’i strehojë.

Denis Brajoviq, në dijeni të planit për vrasjen e Gjin Ndojit, në orën 00:27 ka komunikuar me Ervis Martinaj dhe i ka thënë që nuk do kishte telefon me vete dhe se do dilte në këtë orë dhe Ervisi të priste njoftimin në televizion për vrasjen e Gjin Ndojit.

Pas kësaj Denis Brajoviq rreth orës 01:00 të 9 gusht 2020, ka shkuar për te Behar Brajoviq të cilin e ka njoftuar në SkyECC se po shkonte për tek ai.

Behari në 01:33, i ka shkruar Edmond Prekës dhe e ka vënë në dijeni se për 40 minuta kryen punë, ku Edmondi i shkruan: “…ishalla, don zoti i madh…” dhe njëkohësisht lajmërimi i Behar Brajoviq ka qenë që Edmondi të rakordoj me “Zeqon” për të qenë në pikë takim.

Rreth orës 02:00 Denis Brajoviq njofton Behar Brajoviq se Gjin Ndojin e kanë përpara me makinë dhe menjëherë Behari i ka shkruar Edmond Prekës se për 10 minuta kryen vrasjen dhe mos të fle gjumë pasi duhet të njoftonte “Zeqon”.

Denis Brajoviq në 02:02 ka njoftuar Behar Brajoviq se ka vrarë Gjin Ndojin duke i dërguar mesazhet: “…kryvi, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër…” dhe më pas Behari ka komunikuar me Edmondin duke e vënë në dijeni që Gjin Ndoji u vra dhe ti thotë “Zeqos” të jetë gati dhe se Denis Brajoviq dhe personi tjetër i paidentifikuar janë në Bushat, pranë Urës.

Në 02:25, Denis Brajoviq dhe bashkëpunëtori i paidentifikuar janë takuar me “Zeqon” më pas siç del edhe nga komunikimet SkyEÇ ku tregon që u takuan.

Behar Brajoviq në orën 02:24 ka njoftuar Pëllumb Gjokën se Gjin Ndoj u vra dhe se tani pret që Ervis Martinaj të kryej vrasjen e Kleant Musabelli, duke dërguar mesazhin:”…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry, Gjinin deshti ai…” dhe Pëllumbi ja ka kthyer: “……ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit…”

Denis Brajoviq në orën 02:43 i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qelluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “…Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Oranews

15 Komente

  1. G
    Gazetari

    Ndoshta rametlin e gjeni edhe ate ne stamboll

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kolegu i SPAK-ut

      Rracë bq lushishteje njerëz kot burg të përjetshëm në izolim meritojnë Bravo SPAK-ut per identifikimin e autorëve

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku do në botë

        Ku do në botë Muslimanët janë të pa bes, jo veç në Shqiprie. Prandaj bën edhe akte terroriste dhe vrasin fëmie, gra dhe njerzë të pa fashëm.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tahir Gashi

          Me keq bejne terroristet ruse e serbe! Mendon se ka lidhje feja?

          Përgjigjjuni
          1. t
            ta vë

            Ku jane Myslimanet ketu o trap me zile; Gjin, Gjon, Martinaj APO Brajoviq

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazetari

              mysliman eshte ai i ekstraduari nga franca per kudo ne bote nuk e kupton dhjesin gjak nga Safeti dhe bejne gam gam ne portale te frymezuar nga ish shefi i policise Tat Lici. Po gje pa sherr eshte sepse eshte zberthyer Lita qe ka patur rol aktiv ne grupin Oaz perfshire edhe loto pa leje e Safetit kujt tjeter. Atij ia mbanre te fuste ne urdherat e veta edhe Eljon Hate me rol te dyfishte edhe me banden e Visit ne Lac ku shkonin te betoheshin njerez si puna e Gjinit per role ne episode te caktuara. Behari ka mbi shpatulla episode te trafikimit te droges ne Rotterdam ku edhe ka vuajtur denime si pjestar i grupit Oaz

              Përgjigjjuni
          2. G
            Gazetari

            dy muaj i paska kerkuar bajri visit te pajtohen per fjalet e nxjerra duke i derguar gjinin e shkrete te biznesi te merren vesh dhe ne fund i paska shkruar ishalla nigjoj mire per ty!

            Përgjigjjuni
            1. h
              haka

              I pabese keshtu eshte kur lidh visin me durimin te bajri po nuk vritet aq kollaj visi sa kujtonii

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tomka

                zhdukshit njeri-tjetrin!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazetari

                  ishallah nigjoj mire per ty, e paska kuptuar kelyshi hijen e Licit rametli

                  Përgjigjjuni
                2. m
                  maloqet

                  maloket hane kokat e njeri tjetrit

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazetari

                    Eljo ka ngrene buk ne shtepi te Tates

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zeqo eshte Eljo

                      Përgjimet në “SKY”, prokurori Lita dhe oficeri “L” udhëzonin Eljo Haton çfarë të dëshmonte për vrasjen e Pepajt: Mos u merrni me E.M, është i poshtër dhe kundra jush Manipulimi i provave, duke trukuar dëshmitë, zhdukur proces-verbale përgjimi dhe pushimin e akuzave për personat pjesëmarrës në tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër, ka nxjerrë qartë implikimin jo vetëm të prokurorit Xhevahir Lita por dhe të shefit të hetimit të krimeve të rënda në Shkodër, me inicialet “L”. Roli i oficerit “L” del zbuluar gjatë komunikimeve që kryen Eljo Hato me Xhevahir Litën dhe më pas Lita me Bardhyl Bajrin, ku nga bisedat “L” premton zhdukjen nga dosja të një përgjimi, ku të dyshuarit flasin për Bardhyl Bajrin dhe zhvillon takimi me palët e interesuara duke i orientuar se çfarë duhet të deklarojnë kur ai ti marrë në pyetje. Bardhyl Bajri, del në këtë çështje si ndërmjetës, pasi djali i xhaxhait të tij, Behar Bajri kishte biseduar në fillim me Xhevahir Litën që të ndihmonin personat në këtë ngjarje kriminale dhe se Bardhyli, do ishte njeriu që do mbante komunikimin në vijim me Xhevahir Litën. Në dosje del se oficeri “L” sugjeron dhe jep këshilla që Eljo Hato, pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj Taulant Pepaj të mos dalë dhe të qëndrojë dhe pak kohë i fshehur. Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj. Këto veprime sinkronizuese vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet E.M, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin E.M gjatë fazës së dhënies së dëshmisë e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën dhe e ka paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim. Lita orienton anëtarët e grupit Bajri që të mos merren me oficerin E.M, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, por të takojnë “L”. Pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj,oficeri E.M, i ka thënë Pepaj se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej nga shefi i krimeve të rënda. Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se: "...një oficer E, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të randa...Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna...". Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: "...është shumë i poshtër...është kundra jush...". Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 3021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin "L" se oficerin tjetër “E” nuk e njihte Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi "shoku tij" është takuar me oficerin "L", vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe: "...Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pytje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë....Po përr Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun...mos dali…". Xhevahit Lita, lidhur me pyetjet që i janë bërë nga policia gjyqësore Taulant Pepaj i shkruan Bajrit: "...shumë mirë se dy pyetjet ua kam dhënë unë me ja bo...ua kam pasë shkruar në letër.......ky Pepa më duhet, se “kanosja” është me heqje dore...nëse heq dorë nga ankimi pushohet për “kanosjen” dhe i ngel vetëm armbajtja...". Por në datën 5 mars 2021, ditën e premte Xhevahir Lita komunikon me Bardhyl Bajrin dhe i shpreh shqetësim se një nga personat që ndodhen në përgjim telefonik po flet dhe i kërkon ta ndalojë. Bëhet fjalë për Kolec Markun, personin që ndodhej në makinë me Taulant Pepaj, i cili flet gjatë në telefon me persona të tjerë duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin personat. Lita i dërgon mesazhe Bardhyl Bajrit se:"...naloje pak...po flet ai qe ka qënë me Pepën...e ka lidhë në shtyllë...kapja tel e thyja kokës...jepni një telefon tjetër...mos flisni në telefon me të......ai tjetri që ka qenë me të....". Pas kësaj, Bardhyl Bajri komunikon me Taulant Pepaj i cili përgjigjet në me mesazhe "....Po mar vlla pa merak...Po e takoj unë.....Po e takoj unë...Nuk ban gja me dashje o vlla, i thashë un i kam mbyll ato punë. Ato djemt s’të njofin hiç...Kanë dalë për halle të veta ti qëllove rastsisht...Po s’kan pas punë me ty....Po e takoj e flas me të e po i tham, mos fol gja telash as kërkund...”. Ndërkohë Bardhyl Bajri njofton Xhevahir Litën që kanë thirrur "Bashlin" dhe të atin me u paraqit të Hënën, si dhe i dërgon foto të një fletë-thirrje të datës 3 Mars 2021 të oficerit të policisë gjyqësore E.M për thirrjen e Fatmir Bashlit dhe Arsad Bashlit, për tu paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Xhevahir Lita, nuk humb kohë dhe i kërkon Bardhyl Bajrit që të takojë sërisht oficerin "L" dhe kur Lita pyetet nga Bajri, “…nëse ka mundësi arrestimi…?, Lita ia kthen që mirë do ishte të ishte i pranishëm gjatë marjen në pyetje edhe "L". Në rast se nuk është "L" mos të paraqiten personat në polici ditën e hënë. Bardhyl Bajri e pyet nëse ka mundësi të arrestohen nëse nuk ndodhet "L" aty dhe Xhevahir Lita, i lë porosi duke i dërguar mesazhe: "...ai Bashli të thotë kujt ia ka dhënë makinën...ia kam dhënë Xenit të thotë...ku ja ka dhënë në çfarë ore...që në mëngjez...të datës x...ku ke qënë... atë ditë...në shtëpi...e kujt është makina të thotë e imja ok...". Pas bisedës me Xhevahir Litën, Bardhyl Bajri i dërgon mesazhe Arsad Bashlit dhe i tregon se çfarë duhet të deklarojë para policisë gjyqësore sipas porosisë së Xhevahir Litës. Në linjën e komunikimit me Bardhyl Bajrin është dhe një person ende i paidentifikuar që ka njohje me oficerin “L” dhe bisedon me Bajrin përmes telefonit “SKY” të Arsad Bashlit. Biseda zhvillohet pasi personi është takuar me “L” dhe ky i fundit e ka informuar për hetimet. Ndërsa personi i ka hedhur dhe një sasi parash në makinë. Personi që përdor aparatin e HIZOKF të Bashlit i tregon Bardhyl Bajrit, që do thirret Arsadi, makina e tij e blinduar do mbesë në kërkim dhe për punën e xhaketës së Hatos, po kryhen hetime në marrjen e AND-së dhe gjurmët. Bardhyl Bajri i thotë personit: "...A i the që ashtë shum mirnjohës për mu, demek që ta kuptoj e që kafen ja kena dhanë me qefin ma të madh..."- ku dyshohet që flitet se lidhur me veprimet hetimore në favor të personave të përfshirë në ngjarje janë dhënë para për ti lehtësuar pozitat. Personi që po përdor aparatin e Bashlit i përgjigjet: "... Nuk nigjote vlla gjall... Me i marr, ja kam hell në makinë e kam ik, kur të kryj pun flasim......Vallahi nuk nigjote...S’donte me i marrë vallahi....Ja hella aty e ika... Tu i ba be...". Më pas i tregon edhe për deklaruesit që do pyeten në lidhje me ngjarjen: "...Pepën e kryn ai...Se di po shkruj nesër....Për Bashlin...". Për shkak të pagesave në polici dhe prokurorinë e Shkodrës, grupi Bajri ka mundur të pushojë hetimet për Eljo Haton, Arsad Bashlin, Sehar Xhenje si dhe të ndryshojë akuzat për Shkëzen Xhenjen nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”, duke u dënuar me 3.8 vite burgim. Në dosjen hetimore flitet dhe për mbëritjen nga Kroacia në Shqipëri të një “Benz-Mercedezi” i blinduar që e kishte porositur Eljo Hato. Futja në Shkodër do realizohet përmes një pike të kalimit kufitar me Malin e Zi, dhe se Eljo Hato i thotë Bardhyl Bajrit, që makinën do e zhdoganojnë duke bërë letrat sikur është mjet i zakonshëm dhe jo i blinduar. Personat në komunikime Behar Bajri Kodi 9E6STL Xhevahir Lita kodi MHSE7L Eljo Hato Kodi TFQL4R Bardhyl Bajri Kodi 2Q4RSM Arsad Bashli Kodi HIZOKF Behar Bajri Kodi 9E6STL

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Haka

                        Personi qe ka fut ne sherr Gjinin e pabese me Bracen. Me shume se ushtar i Martinaj eshte ushtar i Safet Bajrit

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gazetari

                        vrasjen e kane vere Brace me Kullen nuk kane gisht Bajrit me shume se kane nxjerr fjalet nepermjet Eljos dhe qe Visi nuk u ka zene bese sa Licet per Bardhin rametli

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje