"21 janari", mbërrin në Itali plumbi që i mori jetën Aleks Nikës

17 Maj 2022, 12:12Kronika TEMA

"21 janari", mbërrin në Itali plumbi që i mori

Predha që i mori jetën Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në protestën e 21 janarit ka mbërritur në Itali.

Prokuroria e Tiranës pas letër-porosive me homologët britanik e italian, ka zgjedhur për ekspertize laboratorin e policisë shkencore italian në Romë. Report Tv mëson se ky laborator është shtetëror dhe do te ekzaminojë predhën për të identifikuar armën që e ka qëlluar.

Nga katër viktima, vetëm vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor pasi nuk e identifikuar arma që e qëlloi. Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Më herët një ekspertizë e bërë edhe në një laborator në Amerikë,  por përgjigja erdhi negative duke mos e identifikuar armën që e qëlloi./shqiptarja.com

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Italia nëpërmjet françesko Becchetti-t kërkon që ti paguajm shpenzimet e luftës në Kosov në 1999.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vini

      Kjo është tallje me familjen e të ndjerit dhe me popullin që do drejtësi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tan

        Kisha dëgjuar se edhe ekspertët tanë kanë thënë se ishte armë artizanale.Do zoti dhe del e vërteta.Fajtorët mos pafshin ditë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje