Zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, e kanë gjetur të papërgatitur PD-në e Sali Berishës.
Siç ndodhi edhe në Tiranë, ku askush nga figurat politike të kësaj partie nuk mori përsipër kandidimin, aq sa rrezikuan të ngelen pa kandidat, e njëjta gjë po ndodh edhe në bashkitë e tjera. Përveç Vlorës, e cila ka pasur disa propozime, degët e tjera kanë pasur problematika.
Një ndër këto është Berati, ku PD e Berishës nuk ka asnjë kandidaturë për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, sepse askush nuk e merr përsipër.
Pavarësisht përpjekjeve dhe insistimeve të shumta, ende nuk dihet në do dalë apo jo një kandidaturë në Berat.
Burime lokale thanë për gazetën ‘TemA’ se është duke negociuar për një kandidat nga Tirana, i cili ka kandiduar, thuajse, në të gjitha zgjedhjet në Berat, mirëpo ende nuk dihet në i kanë mbushur mendjen apo jo.
Gjithsesi, deri më sot ende PD në Berat nuk ka një kandidat për zgjedhjet e pjeshshme lokale.
Kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, pas marrjes së mandatit të deputetit, u emërua Ministër Shteti në qeverinë Rama 4.
Lini një Përgjigje