Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, përplasen ‘kokë më kokë’ 2 makina

9 Qershor 2024, 17:39Kronika TEMA

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, përplasen ‘kokë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin- Rrogozhinë.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.


Automjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa siç duket në foto, pjesa e përparme e njërit prej tyre është dëmtuar totalisht.

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, ku prej disa minutash nuk lëviz asnjë makinë.

 

Lini një Përgjigje