Si agjenti i infiltruar ekspozoi ‘kokat’ e grupit të strukturuar kriminal, përfituan 44 shqiptarë

9 Qershor 2024, 13:37Kronika TEMA

Si agjenti i infiltruar ekspozoi ‘kokat’ e grupit të

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbërthyer skemën se si vepronte grupi kriminal prej 37 personash të cilët krijonin dokumente falase për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.

“Gjyqtari i çështjes Erjon Çela pasi ka dëgjuar dhe ka kryer apelin e 26 të arrestuarve dhe 6 të tjerëve në masën arrest shtëpiak, e ka shtyrë seancën për ta rinisur në orën 12:15 minuta. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal i hetuar nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2020 dhe prokurori i çështjes konstatoi se bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare e cila bashkëvepronte me anëtarët e saj për të realizuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, Anglisë dhe SHBA.

Prokuroria shpalli moskompetencën dhe duke ia kaluar SPAK. Prokurorja e Posaçme Elida Karçkini ka infiltruar një agjent të infiltruar, i cili është paraqitur tek grupim kriminal si një shtetas i cili ishte interesuar të largohej nga Shqipëria. Gjithashtu ekspozohet roli i të gjithë të dyshuarve dhe konkretisht bëhet fjalë se të dyshuarit, mes tyre të arrestuar dhe nën arrest shtëpiak, por edhe persona ende në kërkim kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të 44 shtetasve shqiptarë të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe ata paraqiteshin si shtetas sllovenë, italianë dh rumunë.

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara. Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare. Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara. Agjenti i infiltruar ka ekspozuar në veprimtarinë e tij udhëtimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas ka vazhduar udhëtimin ku ai paraqitej në mënyrë fiktive”, tha Hoxha.

6 Komente

  1. K
    Kritiku

    "ka infiltruar një agjent të infiltruar" shkruan idioti gazetar. Ne titull akoma shkruhet si analfabet funksional "përfituan 44 shqiptarë ". Redaktoni shkrimet o idiote te Temes së sëmës!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Ku dinë këta çfarë është redaktimi? Qëkur marrin për të mirëqëna fjalë bastarde si "anuloj", "false", "dokumente", "grushte", etj. është e qartë si dita që ajo fjalë nuk hyn në fjalorin e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Jo vetem kaq, po pse duhet me patjeter qe te dekospirojne agjentin? Keta nuk jane gazetar, jane muter me keq se kriminelat, demtojne organet e zbatimit te ligjit dhe te vendosjes se rendit. Kjo eshte nje torollake qe kujton se qendra e botes eshte poshte bythes se saj.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mico jevgu

        Ky agjenti dy here i infiltruar, paska dale balle kazani

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Ku degjoj togfjalshin : Grup i strukturuar kriminal-m'duket sikur degjoj lavdi marksizem leninizmit,ne kohe te Dulles,aq shpesh e permendin.Sa grupe paska ketu mor jahu.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meri

            Gjithe keta me grupe te strukturuar, ne nje pakice e vogel fare paskemi mbetur jashte strukturave.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje