Zbardhet përgjimet nga grupi që ndihmonte qytetarët me pasaporta false: Tre ditë t’i vonoj, pa merak

9 Qershor 2024, 12:23Kronika TEMA

Zbardhet përgjimet nga grupi që ndihmonte qytetarët me pasaporta

Zbardhen dosjen e grupit kriminal që ndihmonte qytetarët të shkonin drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Amerikës.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Sh.Gj.i ka porositur një pasaportë false tek subjekti privat “Njazi Ademaj” për të shkuar në Irlandë.

Pasi ka siguruar dokumentin, ka marrë përsipër që t’ja dërgojë nëpërmjet agjencisë “Domi” në Spanjë nëpërmjet Rrezart Domit dhe ky i fundit e ka dërguar me shoferin e agjencisë Arsen Caka në Spanjë.

Ndërkohë po ashtu Sh. Gj. ka shkuar në Barcelonë me një nga furgonat e agjencisë dhe ka qëndruar në hotel derisa ka marrë dokumentet e falsifikuara.

Nga këqyrja e aplikacionit WhatsApp, të subjektit

“Njazi Ademaj”, rezulton se në WhatsApp ka komunikime me numrin e regjistruar tek kontaktet me emrin ‘ Germiz’ i cili dyshohet se është Sh. Gj..

Në datën 16.09.2023 ata kanë zhvilluar bisedën e mëposhtme:

[Njazi]: Kur të dush 3 dit t’i vonoj.

[Njazi] Pa merak rri i qet se e ka si për vete

[Germiz] Daxha vetem Greece jo e italiane

[Germiz] Se njifen shumë për keq këto

 

Lini një Përgjigje