Kush është shqiptari që u ekzekutua me thikë nga fqinji në Itali

8 Qershor 2024, 14:59Kronika TEMA

Kush është shqiptari që u ekzekutua me thikë nga fqinji

Ilirjan Minaj, 61-vjeç nga Korça, është shqiptari i cili u ekzekutua me thikë të premten mbrëma në Itali, nga 41-vjeçari Riccardo Stefani. Minaj kishte shkuar për të takuar mbesën e tij, por u përball me autorin e krimit në shkallët e pallatit, ku talljet e bëra nga italiani çuan në një debat të ashpër mes tyre.

Pas konfliktit verbal, italiani u largua nga konflikti dhe shkoj në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij. Më pas, Stefani, ka hapur derën me një thikë në dorë dhe e ka goditur Minajn në kraharor.

Ilrijan Minaj ra përtokë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja u përshkallëzua kur rreth 30 të afërm të viktimës tentuan të sulmojnë autorin.

Megjithatë, karabinierët arritën të menaxhojnë situatën dhe të largojnë Stefani nga vendngjarja dhe ta çojnë në paraburgim.

Minaj ishte shpërngulur në Bibbiano të Reggio-Emilias prej disa vitesh, ku jetonte aty me bashkëshorten dhe fëmijët.

2 Komente

  1. G
    Gazetar injorant

    A ju qi*sha gazetarin, pse nuk thoni që është vrasje nga racizmi.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjigandi

      Vajti ky dhe, sipas porosise se “gjigandit”, e pa drejt ne sy taljonin dhe i tha: -Che cualcoza ? dhe i ra deres me shkelm…. Vazhdimin e historise… e dini vete…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje