Zyrtari i lartë i Policisë merret në pyetje në SPAK

8 Qershor 2024, 16:39Kronika TEMA

Zyrtari i lartë i Policisë merret në pyetje në SPAK

Nga Elton Qyno

Rebani Jaupi, kryepolici që drejtoi Policinë e Tiranës gjatë periudhës Maj 2019 deri në Tetor 2021 dhe njeriu që hartoi në vitin 2020 planin për goditjen e lojërave të fatit, është pyetur në SPAK, lidhur me bisedat që ka zhvilluar biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i komisariatit Nr.2 , Oltian Bistri.

Jaupi, ka shpjeguar planin operacional “Fati i Lojërave” të hartuar prej tij në 20 shkurt 2020, i cili kishte si synim goditjen e aktivitetit kriminal të organizimit të lotarive dhe basteve sportive pa leje, pastrim të produkteve të veprave penale, fshehje të ardhurash etj.

Mekanizmi i veprimit dhe ndërhyrja në terren, shpjegohet që në territorin e komisariatit të policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 Tiranë, janë planifikuar të kontrollohen gjithsej 49 subjekte.

Në 18 shkurt 2020 Oltian Bistri komunikon me Pëllumb Gjoka dhe i ka kërkuar që të bëjë kujdes ditën e nesërme pasi policia do zhvillojë aksion për lojërat e fatit, ai ka dërguar mesazhet si më poshtë:

“….Nesër mos e hap. Këto dy tre ditë. Mos i thuaj njeriu. Po dy tre ditë. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty, do të them vetë. Mirë është mos të jetë hapur….”.

Ndërkohë 1 ditë më pas në 19 shkurt Bistri i kërkon Pëllumb Gjokës po lidhur me zhvillimin e aksionit për goditjen e lodrave të fatit pa licencë si më poshtë: “…Nesër në darkë mbylle, ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet…”.

Në 20 shkurt 2020 në orën 00.00, Olti ka komunikuar sërish me Pëllumb Gjoka dhe i ka treguar se kur do bëhet operacioni i policisë për të cilin ka disa ditë që flet, ai dërgon mesazhet: “…E di, por tani takova të madhin edhe më tha: “…e shtymë për nesër në darkë ndaj…”

Në orën 19:25, Oltian i ka treguar Pëllumbit se do nisë aksioni dhe i kërkon që të bëjë kujdes dhe të fikë telefonat pasi mund të ketë veprime nga ana policisë:

“…tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Drejtori tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë, s’ka nevojë…”.

2 Komente

  1. a
    a s'qeka ai I Madhi qi ka surratin si tregtar pata

    ai o karagjozi mo i modh , ka nji surrat si hajn kallamoqi

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli.

      O SPAK po te jete keshtu sic po thote ky gazetari perse kerkoni rroga te larta e zyra komode me kushte moderne me mire hapni nje cader ne shesh dokumentat i lini aty e te vije ti lexoje kush te doje e te thote cfare te doje.Po me perpara e dike dosjen ky gazetar se sa e dini ju.Ka dy gjera ose jua pregatisin dosjen juve gazetaret ose ju ja shisni dosjet gazetareve. Ndaheni kete dileme ne se doni te beni me te vertete drejtesi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje