Trafik i rënduar në rrugën e Rinasit, qytetarët presin radhën kilometrike të mjeteve

9 Qershor 2024, 12:42Kronika TEMA

Trafik i rënduar në rrugën e Rinasit, qytetarët presin

Edhe kjo e dielë e ka gjetur rrugën e Rinasit me trafik të rënduar. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com në rrugën e Rinasit ka radhë kilometrike mjetesh, ndërsa qytetarët janë të detyruar të presin gjatë për të mbërritur deri në aeroport.

Me rritjen e temperaturave që prej kësaj fundjave nisi trafiku i rënduar, për shkak të shtimit të turistëve dhe dyndjes së qytetarëve drejt brigjeve bregdetare.

Problemet kanë nisur teksa kur sezoni nuk ka shënuar ende pikun e tij. Për të shmangur bllokimin në një kohë kur pritet rekord turistësh policia rrugore thotë se do të ketë efektivë në pikat tradicionale të trafikut, por do të përdoren edhe dronë për të ndërhyrë ku ka bllokim

Lini një Përgjigje