Gjykata e Elbasanit lanë në “arrest me burg” Aristidh Dimon, ish-konsulli i Nderit i Shqipërisë në Bullgari, i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje, me automjetin e tij, një 20-vjeçar pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit.
Aristidh Dimo vazhdon të mos pranojë faktin se është ai autori i kësaj ngjarje.
Prokuroria e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën.
Dimo akuzohet se jo vetëm shkaktoi aksidentin, por u largua nga vendi i ngjarjes, pa ndaluar për të ndihmuar të riun e aksidentuar.
Kjo e rëndon edhe më shumë atë, që tashmë do të përballet me gjykimin.
Lini një Përgjigje