Masakroi me sëpatë vëllanë dhe gruan, 80-vjeçari befason në gjykatë: S’kam vrarë njeri

30 Janar 2023, 10:34Kronika TEMA

Masakroi me sëpatë vëllanë dhe gruan, 80-vjeçari

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhevit Sinanin, 80-vjeçarin i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe të vëllanë.

Ai ka shfaqur probleme mendore gjatë deklarimeve në gjykatë.

80-vjeçari tha se nuk i ka vrarë ai bashkëshorten dhe vëllanë, por se i ka gjetur të pajetë. Ai tha se fillimisht gjeti vëllanë të vrarë dhe më pas gjeti bashkëshorten të mbuluar me gjak.


“Fillimisht isha tek vellai, ai ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. E rregullova pak, e mbulova pastaj vajta në shtëpi. Edhe gruaja ishte vrarë!”, tha Sinani.

 

Lini një Përgjigje