Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti ku ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij.
Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie. Ai u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Gjithashtu në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura.
Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor te vitit 2021.
Ne burg shkojne vetem keta te PS. Salianji e ka shtyre gjyqin 2-3 vjet. Asnjehere nuk do shkoj ne burg.
16 muaj heqje lirie per vjedhjen e 800 mije eurove fonde publike? Ky eshte inkurajim, nuk eshte denim!!!