Pak ditë më parë, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, përmes një letre drejtuar gazetës “The Guardian”, kritikoi qëndrimet e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë. Ai theksoi se përmendja e shqiptarëve si komunitet me probleme me ligjin krijon stereotipe dhe i vendos ata në shënjestër.
Në një reagim për këtë çështje, ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se duhet treguar kujdes me statistikat dhe mënyrën si interpretohen ato.
Diplomati britanik theksoi se shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë normalisht, punojnë dhe kontribuojnë në ekonomi. Megjithatë, ai pranoi edhe një realitet tjetër: “Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është një fakt që nuk mund të shpërfillet,” tha ai.
Nicholas Abbott: Do të isha shumë dakord me ambasadorin Farizi, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me statistikat, me shifrat që përdorin njerëzit dhe me realitetin që qëndron pas tyre. Mendoj se ai ka plotësisht të drejtë ta ngrejë këtë çështje. Prandaj ai dhe unë kemi një bisedë të gjatë mbi pyetjen se kë do të konsideronit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të përfshinte edhe ata që kanë emigruar nga Italia apo Greqia, por që kanë identitet etnik shqiptar. Si qeveri, ne nuk veprojmë kështu. Ne i konsiderojmë shtetas shqiptarë ata që kanë pasaportë shqiptare dhe hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me të. Pra, nuk është kaq e thjeshtë. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë jetë normale, jetë krejt normale, si njerëzit këtu. Ata kanë punë. Kontribuojnë në ekonomi. Kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Mund të kenë familjarë që jetojnë në Britani dhe marrin trajtim mjekësor. Por ka edhe një realitet që qeveria nuk mund ta shpërfillë. Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është realitet. Nuk synon aspak të demonizojë askënd. Dhe mendoj se mesazhi im, qoftë kur flas me ambasadorin Farizi, qoftë kur flas me pjesëtarë të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar, apo me ata që vijnë këtu, është i njëjtë. Kohët e fundit pata një vizitë nga një grup biznesmenësh të suksesshëm që jetojnë në Londër. Nuk po flas për njerëz që drejtojnë kompani të mëdha. Janë kompani familjare. Por ata kanë qenë atje për gati 30 vjet. Kanë pasur sukses. Janë vendosur atje me familjet e tyre. Ata më pyesnin: çfarë mund të bëjmë tani për vendin tonë? Si mund të na ndihmoni këtu në Shqipëri? Dhe unë qesh pak, sepse më duket sikur tani kam një lloj elektorati shqiptar që përfaqësoj.
Pra ambasador ju nuk bini dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thote qe krimi nuk ka kombesi?
Nicholas Abbott: Po. Mendoj se është më e ndërlikuar se kaq. Duhet parë mënyra se si krimi ekziston brenda shoqërive të ndryshme, dhe si funksionon ai. Ajo që ka ndodhur është se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë terren dhe të marrin kontrollin e disa fushave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Me sa kuptoj, në Gjermani, Francë apo Holandë, janë grupe të tjera. Kaq është. Pra, askush nuk po thotë se pas kriminalitetit në Evropën Perëndimore qëndron një mendje shqiptare që drejton gjithçka. Por ekziston një realitet: grupet kriminale shqiptare janë të përfshira fort në trafikun e kokainës, në kanabis, në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Këto janë çështje që duhen përballur drejtpërdrejt. Sepse, për ta bërë këtë, duhet bashkëpunim për t’i ndalur. Dhe mendoj se kjo nuk është diçka që zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Nuk do të vijë një ditë kur kjo të marrë fund. Ajo që përpiqesh të bësh është të menaxhosh rreziqet për shoqërinë tënde, në mënyrë që ato të mos kenë ndikim shkatërrues mbi vetë shoqërinë. Kjo vlen edhe këtu, në Shqipëri. Askush nuk do të donte ta shihte këtë këtu.
Legalizojini Shqipetaret dhe mos Hani Mute Kote...sepse ata qe jane pa Dokumenta..jane direkte "Pre e rekrutimit" ne Pune te Zeza..perfshi edhe Stallat e Barit.............Problemi eshte si e Trajton qeveria Britanike....
cilin te legalizoje me pare Britania ... jane leshuar nga e gjithe bota ... tropojanet jane nisur me qellim te punojne ne stallat e kashtes qe nga dita qe lane katundin ... dhe e paska fajin Britania tani....
Po mjere Angline ce ka gjete duke strehur kriminelet shqiptare, eshte grupi me nje rregjister krimesh te papare ndonjehere ne statistikat kriminale, droge, vrasje e trafikim, rrace e ndyre,
Nuk është vetëm numuri i të dënuarve tregues o zoti koqe! Ka rëndësi edhe sa të rënda janë veprat penale që kanë kryer mileti !????
ju qifsha angline o bythqima. merruni me indianet, afrikanet dhe bangladeshasit po jua mbajti. keni krijuar rracizem per te gjithe kombesite me ngjyre te bardhe nga e gjithe evropa lindore dhe ballkani. rrini pra dhe hani mut
Racist,dhe arrogant,,,Ke Bythe ta thirresh ne Ministri per Note proteste,,Nuk ke .Ne Serbi do ta thrisnin ,pra ne Shqiperi Qeveria nuk mbron interesat e Kombit por te Politikes,Hajdute…Meqe jam Jetuar ne Angli para se te behej buje me Shqiptaret,,,Anglezet gjithmone kane pasur Racizem dhe Stereotipe per Shqiptaret,si ne Komedi ashtu dhe ne Politike..Jane me Racistat qe jam pare per Shqiptaret,ja Kalojne edhe Grekeve..Krimi eshte individual nuk eshte kolektiv,sidomos ne Sistemin Kapitalist..te pergojosh nje Komb eshte Racizem…Keta nuk guxojne te shajne nje Indian,nje Pakistanez apo nje African,kane gjetur nje Thes Boksi tek Shqiptaret dhe i bien…Kur je Republike Bananesh dhe te benne ligjin Nje ambasador qe kujton se eshte Koha e Kolonieve keto ndodhin…Pse nuk Protestojne Organizatat LGBD dhe ato te tjera para deres se ambasades se ketyre Letyrave,sepse keta promovojne ato..Shqiptaret ne Angli nuk Jane shumica ne Burgje,ka Polak,Rumun,Slovak,Jamaican,Pakistan dhe vete Anglez qe Jane te paret Sipas Raportit..Ky Racist duhet te shpallet non grata dhe te dergohet ne Angli..Racizmi dhe Pordhet e Anglezve ti shprehhin tek ata qe ju kane kane zaptuar Token,Indianet dhe Pakistani.por ky nuk ka bythe per ta dhe e di qe ne Shqiperi,Politika eshte nje Klase Hajdute qe mbron veten Jo Qytetaret.
Popull i shquar si hajdut dhe vrases. Shikoni ne Shqiperi se ç'ndodh me mos respektimin e ligjit nga askush. Kujtdo qe i jepet mundesia vjedh e shkaterron. Shqiperia nje bordello e madhe.
Fjale evasive..."grupi me i madh i te denuarve" cfare nenkupton???? Jepni statistika iu lutem