Detajet e reja nga shpërthimi me eksploziv/ “Shënjestra”, ish-sekretar i PD-së. Djalit i kishin lyer makinën me benzinë

22 Nëntor 2022, 18:11Kronika TEMA

Detajet e reja nga shpërthimi me eksploziv/ “Shënjestra”,

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës tek lokali (bar-bilardo) në pronësi të shtetasit Dhimitër (Agim) Kokonozi në qytetin e Prrenjasit.

Burime bëjnë me dije se sipas hetimeve të Policisë, një person ende i paidentifikuar  i është afruar lokalit të Kokonozit dhe ka hedhur lëndën plasëse pranë ambienteve. Më pas, autori është larguar në këmbë.

Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit dhe janë dëmtuar disa apartamente pranë lokalit.

Burime bëjnë me dije se po ditën e ngjarjes, automjeti tip “Audi” në pronësi të Daniel Kokonozit, djali i Dhimitër Kokonozi, ishte i lyer me benzinë. Dyshohet se automjetit do i vendosej flaka.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit ndaj Dhimitër Agim Kokonozit. Mësohet se ky i fundit ka qenë Sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit.

Policia njoftoi se kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarje

Lini një Përgjigje