Dhunoi shoferin në Korçë - Gjykata cakton masën “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD

6 Maj 2025, 14:13Kronika TEMA
Dhunoi shoferin në Korçë - Gjykata cakton masën

Gjykata e Korçës dha mesditën e sotme vendimin për vëllain e deputetit Bledjon Nallbati i cili dhunoi shoferin një kamioni mbrëmjen e së dielës.

Ndaj tij, trupi gjykues zbuti dënimin në 'detyrim paraqitjeje' pranë policisë gjyqësore. Mbi të rëndonin akuzat 'Prishja e qetësisë publike' dhe 'pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit'.

Për deputetin Nallbati, i përfshirë gjithashtu në incidentin e së dielës, nuk ka asnjë akuzë për të vetmin fakt se ai ka mandat deputeti dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë nuk ka kompetencë.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 06.05.2025 ora 12.30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.N i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.
Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas.”

Lini një Përgjigje