Publikoi fletën e votimit në TikTok, procedohet penalisht i riu shqiptar në Gjermani

6 Maj 2025, 11:49Kronika TEMA
Publikoi fletën e votimit në TikTok, procedohet penalisht i riu

Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë një 24-vjeçar, pasi nga Gjermania, ku është emigrant, ai ka publikuar në TikTok një fotografi të fletës së votimit të plotësuar.

Sipas policisë, 24-vjeçari E.N. akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E.N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimi ne policisë.

 

1 Komente

  1. P
    Populli

    Po Xhin Xhoni ku eshte apo nuk keni kohe se do merreni me gjermanin e cte keqe ka te deklarosh voten te gjithe e dine ne fshatn qe quhet Shqiperi kush per ke voton .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje