Sherr i dhunshëm mes vajzave në Korçë

5 Maj 2025, 22:25Kronika TEMA
Sherr i dhunshëm mes vajzave në Korçë

Një konflikt ka ndodhur mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarje.

2 Komente

  1. T
    Turp turp turp DREJTESI KRIMINALE.

    Kur nukbfunksionon drejyesia eshte vetegjyqesia

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bamke Qyllovari

      po çkini bre qe ziheni. kar per te gjitha plot

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje