I dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe drogë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Britani

6 Maj 2025, 09:39Kronika TEMA
I dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe

Një 39-vjeçar shqiptar i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat”, në bashkëpunim me autoritetet britanike u vu në pranga për llogari të Shqipërisë shtetasi Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Lini një Përgjigje