VIDEO/ Në gjendje të dehur humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi policin, arrestohet shoferi në Peshkopi

6 Maj 2025, 12:25Kronika TEMA
VIDEO/ Në gjendje të dehur humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi

Vihet në pranga shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në Peshkopi, duke plagosur rëndë një punonjës policie, si dhe një 20-vjeçar.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. Q
    Qa na ka gjet ne Mas gjet ken as sinjale te rrugve

    Mir qesidin rregudhat por dhe dejshem i Grahin Makins hajde Shofer Kartoni Hajde o Shqiptar Merreni pateten me merit se per ndrysh sherrin keni mr ja pa Makins

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ikena dhe rrugt e mira

      O Shofet aty asht me ec 20 ne ore o Trap sinjalizime nuk Patenten e ke ble dejshe po He Babush He

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje