Digjen dhjetëra autobusë në Durrës, tymi mbulon zonën

27 Dhjetor 2025, 14:05Kronika TEMA
Digjen dhjetëra autobusë në Durrës, tymi mbulon zonën

Një numër i lartë autobusësh të braktisur në sektorin Rinia është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Siç duket në foto autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke bërë të mundur përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.

Në vendgjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve masive.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar tashmë disa prej autobusëve të braktisur dhe jofuksionalë.

 

 

1 Komente

  1. A
    Aron

    Fundurina, akoma nuk kane mesuar qe ti cojne ti shkrijne sic duhet, por i djegin dhe shkaterrojne mjedisin dhe ajrin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje