Droga në zonën ushtarake të Zall-Herrit, pezullohen nga detyra 4 ushtarakë, 10 të tjerë në rrezik

9 Gusht 2023, 15:15Kronika TEMA

Droga në zonën ushtarake të Zall-Herrit, pezullohen nga detyra 4

Pas gjetjes dhe sekuestrimit të 125 bimëve me kanabis sativa Brenda repartit ushtarak në Zall Herr, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura zhvilloi mbledhje urgjente, duke vendosur lirimin nga detyra të 4 ushtarakëve, si dhe propozimin për lirim të 10 të tjerëve.

Të liruar nga detyra janë specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën, zv. Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes, si dhe magazinier, njëkohësisht edhe shofer në Kompaninë e Mbështetjes.

Mësohet se për 10 ushtarakët e propozuar për lirim nga detyra, 6 janë të Forcave Tokësore dhe 4 të tjerë të Policisë Ushtarake. Mes tyre, Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, shefi i shtabit ushtarak, specialist dhe inspektorë, si dhe agjentë krimesh të policisë ushtarake.


Më herët, gjatë operacionit, ku u zbuluan bimët me kanabis brenda repartit, pas kontrolleve ajërore nga Guardia di finanza italiane, u arrestuan për shpërdorim detyre tre ushtarakët, Gramoz Mullai, Rustem Koçi dhe Gentian Zhurda, të cilët u lanë me masë arrest në burg nga gjykata. Ata thanë se janë 140 hektarë tokë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta kontrolluar të gjithë sipërfaqen dhe se për territorin e thyer e të vëshirë kanë njoftuar eprorët e tyre.

Ndërsa 4 ushtarakë të tjerë u proceduan në gjendje të lirë, po për shpërdorim detyre, me dyshimet se janë përgjegjës për mbjelljen e kanabisit në repart dhe se nuk kanë kontyrolluar siç duhet zonën. Mes tyre, komandanti dhe zëvëndës komandanti i repartit.

Bimët me kanabis dyshohet se ishin mbjellë prej 3 muajsh në batalionin e mbështetjes së luftimit ndërsa lartësia e tyre kishte arritur në 2.7 metra dhe ishin në fazën përfundimtare të korrjes.

Lënda narkotike ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar e ndara në 6 parcela të vogla.

Lini një Përgjigje