
Kjo e mërkurë, 9 gusht, shënon fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Një vit më parë, Martinaj, i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit.
Së fundmi ''Euronews Albania'' ka publikuar dhe një foto tjetër të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media.
Martinaj shihet në foto me peshqir plazhi në një varkë, ku duket se sapo ka dalë nga uji.
Euronews Albania nuk mund të verikojë dot nëse kjo foto është bërë para apo pas denoncimit për zhdukjen e tij.
Ngjarja e mistershme ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ku ka teori se ai mund të jetë ekzekutuar me shumë profesionalizëm, ashtu sikurse ka dhe të tjerë që mendojnë se mund të jetë një inskenim për të nisur një jetë të re.
Megjithatë nga ana e organeve ligjzbatuese nuk kemi ende një përgjigje përfundimtare se çfarë mund të ketë ndodhur me personazhin e njohur të botës së krimit.

E sigurt qe ka filluar nje jete te re ????????, me peshqit
KU u gjet foto, kush e çoi ne tv foto dhe nga e ka marre . A ka ndonje polic prokuror qe mund ti beje tv keto dy pyetje? Pse talleni me popullin shqiptar se nuk u ka borxh, prandaj kushdo tallet duhet vene flaka me maje me kuç e maç edhe televizionit dhe prokurorit!