SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier, pritet letërporosia nga Kolumbia

9 Gusht 2023, 13:30Kronika TEMA

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier,

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës të gjetur në Fier. Mësohet se organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Lidhur me sasinë prej 430 kg kokainë e perzier me pleh kimik, që u gjet në një banesë në Frakull të Fierit.

Për këtë çështje SPAK ka firmosur 15 urdhër-arreste ndërkohë që bëhet me dije se janë arrestuar 10 persona. Laboratori pritet të ndërtohej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Ndërkohë porosia ishte bërë në emer të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është eshpallur gjithashtu dhe shtatasi kolumbian, i cili kishte mbërritur ne vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

1 Komente

  1. m
    merreni si te doni

    SPAK pret te pjelle Alma !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje