
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka dhënë pretencën dhe kërkon 2 vite e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin.
Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 1 vit e 8 muaj burg.
Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë Lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg.
Dakort qe e denoi SPAK - u Gellcin dhe, denofshin cdo te korruptuar, por, Thomai (me vjen qe e njollosi veten), eshte cironke para balenave blu S. Berisha, I. Meta me kompani...! Vepro Spak, ndryshe do hash nga populli dajak!
Kam qeshur me të madhe!!! E dini pse? Krahasoj Thomain me Saliun dhe pas tij nja 100 të tjerë. SPAK-u = kaps.
Thoma Gellci, duhej hetuar, por andej nga fundi ose i para fundit.