E rëndë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain (EMRAT)

27 Janar 2023, 16:01Kronika TEMA

E rëndë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain (EMRAT)

Një vrasje e dyfishtë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Tërvol të Gramshit.

Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë me armë gjahu gruan dhe më pas vëllain e tij. Mësohet se autori është shtetasi Xhevit Sinani, i cili ka vrarë gruan e tij Zegjine Sinani dhe vëllain e tij Shaqir Sinani.

Policia është vënë në ndjekje të autorit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i këtij krimi tronditës brenda familjes.

Mësohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë  dhe xhaxhanë.

 

1 Komente

  1. X
    Xhixhi Ypi

    Po si duket e ndihmonte kunaten me okllain te bente byrek me trekendesha.

    Lini një Përgjigje