
Një çift infermierësh i kanë shpëtuar jetën një gruaje nga Shqipëria, e cila pësoi arrest kardiak gjatë fluturimit Tiranë-Bergamo.
Fati deshi që të dielën e kaluar, Marco Ferrantino dhe partnerja e tij Denisa Boçi, të ishin pjesë e fluturimit nga kryeqyteti shqiptar drejt aeroportit të Bergamos, kur papritur stujardi thërriti nëse në bord gjendej ndonjë mjek apo infermier.
Sapo çifti reagoi, vunë re një grua të shtrirë në dyshemenë e avionit, e cila ishte e sëmurë rëndë dhe nuk merrte frymë.
“Filluam menjëherë manovrat e ringjalljes, duke përdorur ndihmën e shpejtë me asistencën e ekuipazhit. Në ciklin e dytë të manovrave, zonja filloi të merrte përsëri frymë”, tha Ferrantino.
Një situatë dramatike, që mund të kishte çuar në vdekjen e gruas, por që gjithçka shkoi ashtu siç duhet, falë përgatitjes së dy infermierëve që ndërhynë në kohë.
Ndërsa po shpëtonin zonjën, piloti lajmëroi ambulancën në tokë që të ishin gati për ta marrë me urgjencë të sëmuren.
Zonja, tri ditë para se t’i ndodhte arresti kardiak në avion, teksa ndodhej në Shqipëri, kishte pësuar goditje në tru. Të afërmit e saj vendosën ta transferonin në Itali për trajtim spitalor më të avancuar.
“Për fat të keq, ditët e fundit ka pasur raste të shumta të arresteve kardiake në fluturim”, shton infermierja, “ndoshta do të ishte me vend që të reflektohej seriozisht për problemin”.
Boçi sugjeroi që, nëse nuk është e mundur të ketë personel mjekësor në çdo fluturim, “duhet të jetë e rëndësishme të mendohet për trajnimin e duhur të stafit, në mënyrë që stjuardët të jenë në gjendje të përballen me një urgjencë siç është arresti kardiak”.
PRSONELI MJEKESOR NUK PAGUHET SA MERITOJN. ATA JANE HEROJ TE VERTET TE GJITH POPUJVE. INFERMJERAT NE KETE RAST E KANE RIKTHYER NE JET UDHETAREN ME KONTAKT TE BUZEVE TE INFERMJERES ME BUZET E TE SEMURIES PA PYETUR SE E SEMURA NDOFTA KISHTE NDONJE VIRUS INFEKTUS. KETE SAKRIFIC E KANE BER FALAS PER NJE PERSON TE PA NJOHUR DHE PA U MENDUAR DY HER. NUK ESHTE ASPAK E TEPER TE THUASH SE PUNA E PERSONELIT MJEKESOR NUK SHPERBLET DOT. NE SHKOLLA DUHET TE JET LENDE MESIMORE NDIHMA E PAR MJEKESORE DHE JO LIBRA ME PISLLIQE FETARE, POPITIKE, QE PUBLIKU NUK KA NEVOJ DHE NUK I BEJNE ASNJE SHERBIM PER MIR. MBI DYMIJ VJET ME PAR, ARISTOTELI U MESONTE NXENESVE TE TIJ EDHE MJEKESI.
Keto jane efektet e vaksinave Pfizer, Astrazeneca dhe Moderna apo Jenssen. Vetem vaksina kineze eshte e pademshme. Te tjerat jane dizenjuar te shkaktojne probleme te tilla. Shpresojn qe do t'a botoni kete koment per te miren e shqiptareve. Nese jo atehere, turp per ju qe nuk punoni per popullin tuaj.
Perse thoni arrest kardiak kur ne shqip e kemi: pushim zemre......?!