51 makina luksoze u bllokuan në 2021: Një pjesë rezultuan të vjedhura, disa me mungesë dokumentacioni

29 Prill 2022, 16:26Kronika TEMA

51 makina luksoze u bllokuan në 2021: Një pjesë rezultuan të

4 automjete luksoze u sekuestruan nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë vjedhur në vendet e BE-së. Nga hetimet rezultoi se këtyre makinave i ishin bërë modifikime në numrat e shasive apo paketave elektronike dhe më pas ishin treguar tek persona të ndryshëm.

Nuk janë të pakta rastet e bllokimit të automjeteve luksoze. Tv Klan ka mësuar se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin janë bllokuar 10 automjete.

Një pjesë e tyre pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar të vjedhura në vendet e BE apo shtete të tjera jashtë Shqipërisë si dhe me probleme në dokumentacion.

Ndërkohë në vitin 2021, referuar të dhënave, policia ka bllokuar 51 makina luksoze, të viteve të fundit në të gjithë vendin. Këto automjete i janë nënshtruar procesit të verifikimit nga sektori i trafiqeve të paligjshme në Policinë e Shtetit.

“Këto janë vetëm një pjesë e automjeteve luksoze të bllokuara nga policia të konstatuara në mungesë dokumentacioni gjatë lëvizjes së tyre”.

Automjetet të cilat rezultojnë pa probleme nga verifikimet e kryera, u kthehen zotëruesve pasi të kenë paguar masën administrative të marrë nga punonjësi policisë.

Ndërkohë automjetet e tjera që bllokohen përfundimisht nga uniformat blu, ato dalin në ankand ose shtohen në flotën e forcave policisë për t’u përdorur në operacione të ndryshme.

Lini një Përgjigje